“Burim lotësh e burim drite janë sytë e tu”

    Poezia nga Leon Felipe, përkthyer nga Aurel Plasari.

    S’kam ardhur të këndoj, mund ta merrni kitarën.
    As të mbush dosjen time s’kam ardhur,
    Që pas vdekjes shenjtor të më bëjnë.
    Kam ardhur të shoh fytyrën time në lotët që rrjedhin
    Drejt detit
    Me lumin
    E me retë.
    Në lotët që fshihen në fund të pusit
    Nëpër natë
    E nëpër gjak.

    Kam ardhur të shikoj fytyrën time në gjithë lotët e botës
    Të vë një pikël zhive, vajtimi, një pikël hequr prej lotëve të mi
    Mbi këtë pasqyrë të pa skaj ku të mund të më shohin e vetveten
    Të njohin ata që do të vijnë.
    Kam ardhur të dëgjoj sërish atë sentencë të vjetër në terr:
    Me djersën e ballit bukën ta fitosh
    Dhe dritën me dhimbjen e syve të tu.

    Burim lotësh e burim drite janë sytë e tu.

    Lajmi Paraprak

    A do të zgjidhet problemi për rregullimin e vendkalimit ilegal në Bit Pazar?!

    Lajmi i rradhës

    Shqipëri, ushqimet dhe transporti rëndojnë xhepat e qytetarëve, arrin në 7.4 për qind inflacioni!

    Lajme tjera

    Më zu një mall

    Lasgush Poradeci Më zu një mall dhe sot,E s’mund t’a shuaj.Ri vasha largë-o Zot,Që kaq po vuaj. Kalojnë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë