Në portin e Qipros vendoset vepra e artistit shqiptar, Besim Çaushit

    Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”.

    Porti i Qipros që prej fillimit të muajit nëntor ka për simbol një statujë të realizuar nga skulptori shqiptar Besim Caushi. Në një ceremoni të realizuar nga nga bashkia e qytetit është inauguruar punimi në bronx i skulptorit përmetar “Paqe në Tokë”, (5,5m×4,5m×3,8m).

    Besnik Çaushi shprehet se ideja e statujës erdhi nga një bizesmen rus.

    “Kjo vepër është kërkuar dhe është sponsorizuar nga një bizesmen rus, i cili donte të bënte një dhuratë për qytetin Shën Napa në Qipro, me temë çështjen e paqes në botë, ndaj dhe vepra u titullua “Paqe në Tokë“,-shprehet skulptori Çaushi.

    “Sepse paqja është detyrë e të gjithëve!!! Nëse duam paqe në këtë jetë duhet të flasim për paqe, t’i thurrim lavde….thotë Nënë Tereza”,– u shpreh autori në ceremoninë e inaugurimit.

    Skulptori Besim Caushi ka kryer studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe më pas Akademië e Arteve të Bukura (sot Universiteti i Arteve). Prej vitesh jeton dhe krijon në Athinë, Greqi./dosja.al/

    Lajmi Paraprak

    “Turizmi bashkon Ballkanin”, nuk janë fajtorë popujt nëse politikanët nuk mund të merren vesh

    Lajmi i rradhës

    Të burgosurit në RMV nuk marrin as minimumin e shërbimeve shëndetësore

    Lajme tjera

    Kam shumë shpresë

    Naim Frashëri Kam shumë shpresëTe Perëndija.Që të mos jesëKshu Shqipëria,Po të ndritohetTë lulëzohet.  Pa vjen një ditëQë të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë