SHKËNDIJA E TIFOZËVE, JO E POLITIKANËVE!

    Foto: Dritan Abdiji

    Hasim Memishi – Sopi

    Themeluesit e Shkëndijës kanë qenë burra të mençur që nga krijimi i emrit. “Shkëndijë” domethënë diçka që është gati të eksplodoj, diçka që krijon ankth, panik dhe frikë për kundërshtarin, ajo mban këtë emër me krenari gati pesë dekada!

    Gjëja kryesore që i ka munguar këtij klubi është stadiumi i mirëfilltë, ku Shkëndija do të mund të zhvilloj garat ndërkombëtare!

    Shkëndija edhe kur luan si nikoqir në garat ndërkombëtare, ajo llogaritet si mysafir pasi luan 50 kilometra larg vendit të vet; kjo gjë shpesh e ka penalizuar këtë klub dhe për këtë gjë nuk është mërzitur asnjë politikan, përveç tifozëve!

    E kur është fjala për të fituar pikë politike, shumica e politikanëve vrapojnë që në kuadër të suksesit të Shkëndijës ta fshehin dështimin e vet disa vjeçar!

    Politikanë që shkojnë në stadium të veshur me kollare e kostume të shtrenjta, me vetura luksoze e truproje, kurse në anën tjetër stadiumi nuk ka WC.

    Poqë se do kishin shitur veturat zyrtare, do ta kishin ndërtuar një stadium sa hap e mbyll sytë, mirëpo ata duan ta marrin vetëm suksesin e klubit, e jo të pranojnë dështimin e tyre!

    Në stadiumin ku s’ke ku të ulesh, ku nuk ke se ku urinon gjatë ndeshjes, ku nuk mund të futesh në derë pa mos e grisur pallton dhe këpucët nga telat që kanë dalë nëpër tribinë, s’është turp për ata që e kanë lënë në këtë gjendje!

    Politikanët janë në gjendje që edhe poenat e supermarketeve t’i shndërrojnë në pika politike, por kjo gjë është e pamundur!

    Unë mendoj se edhe pikët që mundohen t’i marrin nëpërmjet sportit janë po aq të pamundura!

    Krijoni kushte për sportin dhe mundësojeni që suksesin ta shijojnë tifozët!

    *Të drejtat e shkrimit i kanë vetëm Nistori.com dhe autori!

    Lajmi Paraprak

    ‘Ombrella’ nga Ben Apolloni shfaqet në Festivalin e Filmit në Berlin

    Lajmi i rradhës

    Shkollat e Tetovës këtë vit presin 1.200 nxënës në klasë të parë

    Lajme tjera

    Disa burgosje

    EDISON YPI  Doktor Faqeziu na flliqi. Pështyu mbi moralin, pshurri mbi etikën, na mbyti me rrena, hilera, dredhira,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë