Piktorja e re nga Tetova e cila sheh me sytë e shpirtit dhe po të njëjtën e shpreh në letër (Video)

    Fotografia: Nistori.com

    Gazetare | Aleina Arsllani

    Në fjalët e Pikasos “Çdo fëmijë është artist, problemi është se a do qëndrojnë të tillë edhe pasi të rriten”. Anisa Bexheti, nxënëse e vitit të katërt në Gjimnazin e Tetovës, talente, shfaqi për Nistori.com disa prej punimeve të saj si dhe rrëfeu pasionin e saj për pikturën. Nga një vajzë e vogël e cila shkarravsite fletat e fundit në fletore, në një piktore mjaft talente. Anisa premton shumë me punën e saj, si dhe ka dëshirë të studiojë artin figurativ.

    Për Nistori-n Bexheti u shpreh se më së shumti i pëlqen të punoj portrete. Ajo tha se “Kur e shoh qenien njerëzore më duket diçka shumë perfekte, edhe tentoj me shumë përkushtim dhe shumë kënaqësi të paraqes tërë ato detaje që i shoh, por është aq perfekte si krijim saqë nuk e nxjerr dot sado që të mundohem”.

    Ajo pretendon që të thyej tabutë që ka krijuar shoqëria jonë për artin në përgjithësi, duke mos kursyer asgjë nga vetja, duke cekur se “Edhe pse nuk të premton shumë gjëra vendin ynë, por sado që të isha mundiar dhe të kisha krijuar një plan në mendjen time se çfarë do të bëj në të ardhmen sërish ka diçka që më mban këtu”.

    Anisa mendon që të vazhdoj studimet pranë fakultetit të arteve në Universitetin e Tetovës, ku edhe u shpreh se “Gjithë ditën mund të them se më pëlqen shkenca, më pëlqen psikologjia ose ndonjë drejtim tjetër, por në fund kur jam vetëm un me veten time dhe një fletë para ose një palet me ngjyra, atëherë e di fiks çfarë dua”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Harrohet marrëveshja me Behgjet Pacollin sa i përket ndërtimit të garazheve në kate në Çair

    Lajmi i rradhës

    Xheladin Murati: Gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe se përdorimi i të njëjtës në rrugë zyrtare, bëhet “sipas qejfit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë