“Piktorja e trëndafilave”, Besa Dauti fiton çmimin e parë “Premio Speciale” në Salerno të Italisë

    Piktore e jashtëzakonshme që krijon shkreptimë shkëlqimi ne telajo Besa Dauti me ftesë nga Akademia ‘Arte e Cultura 2022’ XXVI Edizione Premio Internazionale 18/26 Giugno 2022 /Comune di Salerno /Italia ekspozon veprat e saja në qendrën historike të Salernos në hapësirën e artit Palazzo Genovese në një nga pallatet fisnike më të rëndësishme në qytet,eksponent kryesorë të arkitekturës napolitane tê shek.18 e familjes Genovese e cila tani i është besuar Universitetit të Salernos, përcjell Nistori.

    Besa Dauti mjeshtre e pikturës e njohur dhe e cilësuar “Margaritare e Trëndafilave” dhe fuqia e saj artistike u vlerësua nga njëmbëdhjetë profesorë dhe kritikë të licensuar të artit dhe u dekorua me çmimin e parë Premio Speciale Per la Sezione Pittura Figurativa në kategorinë e artit Pikturë nga tetëdhjetë finalistët.

    Besa Dauti është shumë aktive në krijimtarinë e saj, për meritat e saja është nderuar me çmime dhe tituj të lartë të vendit dhe ndërkombëtarë në ekspozitat e saja personale me Refleksin e Trëndafilave (New York/Egypt/Antalya/Bursa/Albania/Manastir/Tetovë etj). Në vitin 2017 Komuna e Tetovës në shenjë faleminderimi për rezultatet e arritura dhe për kontributin e dhënë në afirmimin e Tetovës u shpërblye si piktorja më e vlerësuar. Piktorja Besa Dauti është kuratore arti në Institutin Nacional të Galerisë së Arteve e cila jeton dhe vepron në Tetovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A duhet të shqetësohen qytetarët e RMV-së nga mungesa e energjisë elektrike dhe gazit natyror?!

    Lajmi i rradhës

    Skadon afati për miratimin e ligjit kontestues për marrëdhënie pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë