Skadon afati për miratimin e ligjit kontestues për marrëdhënie pune

    Në mesnatë skadon afati për miratimin e ligjit kontestues për marrëdhënie pune, për zgjatjen e mandatit të gjykatësve dhe prokurorëve edhe tre vjet pas përmbushjes së moshës së pensionimit. Nga Kuvendi nuk ka njoftim për vazhdimin e seancës.

    Nuk dihet nëse pushteti është i gatshëm të heqë dorë nga ndryshimet e propozuara, pas të gjithë tensioneve, përplasjeve dhe madje edhe dhunës që shkaktoi ky ligj mes deputetëve gjatë tre ditëve të kaluara. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mendon se nisma edhe mund të dështojë.

    “Deputetët e VMRO-DPMNE-së kundërshtuan dhe ja, për fatin e qytetarëve dhe të drejtësisë, për këtë me shumë gjasë nuk do të kenë sukses sepse sot është dita e fundit kurse sa jam i njoftuar sot në rend dite është interpelanca e kryeparlamentarit Talat Xhaferi kështu që supozoj se dita do të kalojë dhe do të duhet këto dëgjues të heshtur partiak të LSDM-së dhe BDI-së në një kohë të dalin në pension jo të merituar”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Propozimi parashikon që ligji të vlejë tre vjet dhe Këshilli gjyqësor, përkatësisht Këshilli i prokurorëve publik të mund të vazhdojë mandatin e gjykatësve dhe prokurorëve publik deri në përmbushjen e moshës 67 vjeçare. Ai po ashtu parashikon që:

    “Zgjatja e marrëdhënies së punës do të jetë edhe për gjykatësit dhe prokurorët publik të punësuar të cilët kanë mbushur moshën 64-vjeçare dhe marrëdhënia e punës së të cilëve, ose mandati i të cilëve është vazhduar deri më 30 qershor të vitit 2022”, thuhet në Propozim-ligj.
    Pushteti besonte se këto dispozita do të siguronin që sistemi gjyqësor të mos përballej me kolaps për shkak të mungesës së kuadrit kurse opozita vlerëson se pushteti dëshiron t’u zgjasë jetëgjatësinë gjykatësve dhe prokurorëve të afërt me to. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Piktorja e trëndafilave”, Besa Dauti fiton çmimin e parë “Premio Speciale” në Salerno të Italisë

    Lajmi i rradhës

    Rrezik për vonesën dhe vjetërsimin e lëndëve gjyqësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë