PISLLËK

    Lou Reed
    Përktheu: Fadil Bajraj

    Ka shumë kohë ç’prej se kam folur me ty …
    A qe koha e duhur?
    Telashet që ke tash – e ti e di se po të ngulfasin … –
    Shpresoj se ti e di se goxha më kanë kënaqur!
    Ti je njeri derr:
    Ka drejtësi në këtë botë – A po ta merr mendja? –
    Mungesa e ndërgjegjes sate dhe mungesa e moralit tënd,
    Sado që shumë e më shumë njerëz kanë njohuri për të gjitha këto …
    A të kujtohet ajo kënga e atij sqimatarit të quajtur Bobby Fuller?
    Kësisoj ishte: “E luftova ligjin e ligji fitoi … E luftova ligjin e ligji fitoi …”

    Një natë tjetër rrinim s’bashku, unë dhe burrat,
    Duke u përpjekur të gjejmë fjalën e qëlluar që do t’u shkonte për shtat
    Dhe t’i përshkruante njerëzit si ti
    Që s’kanë kurrfarë principesh,
    Kurrfarë principesh pagëzimi …
    Ç’thua për këtë?
    Ata do të hanë mut e do të thonë se ka shije të mirë.
    Po të kishte farë paraje në të për ta …
    Hej, a të të kujtohet ajo kënga e atij sqimatarit nga Teksasi – emri i të cilit ish Bobby Fuller – ?
    Do të ta këndoj për ty, ishte kësisoj:
    “E luftova ligjin e ligji fitoi … E luftova ligjin e ligji fitoi …”

    Ti je sall pisllëk,
    Ti je sall pisllëk …
    E vetmja fjalë për ty është pisllëk:
    Ti je bash pis,
    Sall për këtë je i vlefshëm – pis, pis i lirë
    A e di si i thonë “fëlliqësirë e lirë e lirë e lirë e lirë e pjesës së lartë të qytetit …”

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria, parajsa e fshehtë e Europës për nomadët digjitalë

    Lajmi i rradhës

    MD: Komisioni për mbikëqyrjen e sistemit AKMIS ka konstatuar disa parregullsi

    Lajme tjera

    BUKURIA DHE E VËRTETA

    Poezi: Amiri BarakaPërktheu: Fadil Bajraj Hej, dua t’ju them të gjithë ju poetëve, të gjithë ju njerëzmjaftueshëm të…
    Më tepër

    MOS MA KUJTO!

    Dritëro Agolli E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto për shembull, më pe me…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë