MD: Komisioni për mbikëqyrjen e sistemit AKMIS ka konstatuar disa parregullsi

    Ministria e Drejtësisë thotë se Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka kryer mbikëqyrje në katër gjykata themelore në vend, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Kumanovë gjatë së cilës i ka konstatuar disa parregullsi.

    Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Komisioni ka konstatuar mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS, numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor, numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e IT në gjykata, arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato mbahen në bodrume, mosshpallja e konkurseve për punësim dhe promovime pavarësisht pëlqimit të marrë nga kryetarë të mëparshëm, incizimi i zërit kryesisht nuk funksionon”.

    “Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve nga ana e Komisionit për mbikëqyrjen e kryer gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën në vijim do të mbetet të jetë transparente dhe do t’i publikojë në faqen e saj të internetit të gjitha proçesverbalet nga mbikëqyrjet e kryera në gjykata”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

    Lajmi Paraprak

    PISLLËK

    Lajmi i rradhës

    Raporti i ekspertëve gjermanë për paraqitjen e ankesës kushtetues në RMV do të promovohet në konferencë rajonale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë