Shtëpia ideale

    Dino Buzzati

    Po të isha shumë i pasur, do të ndërtoja një shtëpi kështu: një paradhomë shumë të vogël, një korridor të ngushtë, një dhomë ndenjeje të mjerueshme, një dhomë gjumi të shkretë, mobile të varfra e të zhveshura, ca tablo, qilima hiç, perde fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë e përgjithshme parehatie.

    Përsa i përket banjës, ama, banjën do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë, dhe aty mermerë, majolika, çezma të shndritshme e shumë të fuqishme në vermeil, llambadarë ngashënjyes, pasqyra pa mbarim e të lëmuara, tapetë të butë prej sfungjeri me ngjyra delikate, sërë e sërë parfumesh të rralla e tepër të shtrenjta, letra higjienike të buta si një psherëtimë, shishka e spërkatës të çdo lloji, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore, me një fjalë, luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, ëndje për t’u vërtitur lart e poshtë lakuriq, mbase, dhe me vrap.

    Përse arkitektët e ditur nuk ndërtojnë shtëpi të tilla?

    Është e lehtë të durohet mjerimi, kur mund të dhjesësh si zotëri.

    Lajmi Paraprak

    Biden tallet me veten: Unë quhem Joe Biden, unë jam zëvendëspresident i Barack Obamës

    Lajmi i rradhës

    “Është arritur marrëveshje për import të grurit nga Bullgaria”

    Lajme tjera

    “Lamtumirë”

    Robert Burns E dashur, lëri orët e ndarjes të pikojnë vetminë mbi ne,le të numërojmë çastet e humbura të vetëm,dhe shpirtrat le ta kuptojnë nëse…
    Më tepër

    FJALA SHQIPE

    Eroll SejdiuProfesor Gjuha standarde shqipe është bërë një gjuhë “artificiale” jo aq nga përdorimi i fjalëve të huaja,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë