Sonte në Tetovë fillojnë Ditët e Filmit Gjerman

    Ditët e Filmit Gjerman do të fillojnë sonte edhe në Tetovë te Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA”, dhe do të zgjasin deri më 22 shtator.

    Ditët e filmit do të fillojnë në ora 19:30 me filmin “Floriri i Rajnës” (“Rheingold”). Ky film është nga Fatih Akin, një nga regjisorët më produktiv dhe më të suksesshëm të kinemasë bashkëkohore gjermane. Me këtë film ai vazhdon viviseksionin e tij të jetës së emigrantëve në Gjermani.

    Filma të tjerë që do të shfaqen janë edhe: Dera tjetër (Nebenan), Fabiani ose Drejt humnerës (Fabian oder Der Gang vor die Hunde), Më shumë se kurrë (Mehr denn je).

    Filmat shfaqen në gjuhën origjinale, gjermanisht, me titra në maqedonisht dhe shqip.

    Hyrja është falas ndërsa programin e plotë e gjeni KËTU.

    Ndryshe, Ditët e Filmit Gjerman zhvillohen me mbështetjen e Ambasadës Gjermane edhe në Shkup, Probishtip, Kavadar dhe Kriva Pallankë.

    Lajmi Paraprak

    TAKIMI MASh & SINDIKATAT | Nuk do të largohet nga puna asnjë mësues

    Lajmi i rradhës

    Racizëm në Gjermani – Sintit dhe romët kudo në rrezik

    Lajme tjera

    Hovi i dramës moderne

    Haqif Mulliqi Hyrje Gjatë shekullit të XX-të, e në veçanti pas Luftës së Parë Botërore, dramaturgjia që zhvillohej…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë