“TЁ DUA SHUMЁ (LOÇKA IME MЁ E BUKUR)”

    Poezi nga: E. E. Cummings
    Pёrktheu: Fadil Bajraj

    tё dua shumё (loçka ime mё e bukur)

    mё shumё se çdo njeri tjetёr nё kёtё botё dhe ti
    mё pёlqen mё shumё se çdo gjё tjetёr nё qiell

    – drita e diellit dhe tё kёnduarit tё urojnё mirёseardhje

    ndonёse dimёr mund tё jetё kudo
    me njё qetёsi tё tillё dhe errёsirё tё tilё
    askush nuk mundet bash krejtёsisht ta merr me mend

    (pёrveç jetёs sime) kohёn e vёrtetё tё vitit-

    dhe nёse ajo qё e quan veten botё duhet tё ketё
    fat pёr tё dёgjuar tё kёnduarit e tillё (ose tё shikosh shpejt njё
    dritё tё tillё tё diellit kur tё hidhet lart e mё lart
    pёrmes zemrёs sё plotё tё dikujt sa herё qё i afrohesh)
    pa dyshim tё gjithё nuk do tё (loçka
    ime mё e bukur) besonin nё gjё tjetёr pos nё dashuri

    Lajmi Paraprak

    Modeli MG klasik konvertohet në model elektrik, por ruan transmisionin manual të shpejtësisë

    Lajmi i rradhës

    Me kuaj drejt Kremlinit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë