TË JESH I/E VËRTETË – Fotografia e gjallë e Atong Atem-it (Foto)

    Atong Atem është një artiste dhe shkrimtare sudaneze me origjinë etiopiane, fituese e shumë çmimeve, që jeton në Melburn. Fituese e çmimit inaugurues të artit La Prairie prej $80,000. Fotografia e Atem eksploron personalen dhe politiken përmes intimitetit të portretit. Ekspozita e Atemit, “Të jesh i/e vërtetë”, do të jetë e hapur në Muzeun e Imigracionit në Melburn, deri më 26 shtator të vitit 2022. TheGuardian ka bërë kollazhin e fotografive më të bukura të Atem-it. Nistori i sjell si në vijim.

    Bigoa me erashkë: Si pjesë e Festivalit të vitit 2020 të Fotografisë, për Muzeun e Imigracionit në Melburn, Aton Atem ka krijuar një seri veprash të fotografive të përmasave të mëdha.

    Demiji: Duke ia kthyer thjerrëzën vetes dhe komunitetit të saj – e cila ka qenë prej kohësh subjekt i racizmit të djathtë dhe histerisë politike – Atem ka pozicionin e saj si një artiste femër me ngjyrë në Australi.

    Nancy 2, portret nga Meri Krik: “Të gjitha portretet e Merri Creek fillimisht ishin vetëm foto të zakonshme deri në mbyllje kur fillova të mbledh lule, plastikë dhe copa të vogla në shëtitjet e mia të përditshme në Merri Creek”

    Ruth-ja me velo: Për koleksionin e saj të Muzeut të Imigracionit, imazhet janë portrete të guximshme, dinamike, duke krijuar botë në dukje surreale të cilat eksplorohen nga subjektet.

    Henna 1: Duke e eksploruar historinë më pak të njohur të kolonëve të parë afrikanë të Australisë, seria “Banksia” merret me historitë e migrantëve nga një perspektivë jokoloniale.

    Nyandeng: Atem i nxjerr kuadrot nga një aspekt i fantazisë, me portalet e vogla mbi fytyrat e subjekteve, duke e ftuar shikuesin t’i shikojë ato përmes lentave surreale.

    Vala e kuqe: Portretet e gjalla të Atemit ia kanë mundësuar çmimin e artit La Prairie që parasheh blerje të veprave në shumën e 50 mijë dollarëve – nga Galeria e Arteve të Uellsit të Ri Jugor – dhe 30 mijë dollarë për një rezidencë ndërkombëtare të artit në Cyrih, me veprat që do të shfaqen në Panairin Ndërkombëtar të Artit në Bazel.

    Hamam 3: Vitet e formimit Atemi i kaloi duke e studiuar historinë e artit dhe duke u përshtatur me hegjemoninë e artit evropian që i përshkruante njerëzit me ngjyrë në formë të dëmshme dhe joreale.

    Vala: Autoportretet e lira të Atemit përdorin kozmetikë dhe kostume për ta dhënë një prekje të këndshme vizive – intelektualisht të pakëndshme.

    Eva në të gjelbrën: Vepër e ekspozuar në “Të jesh i/e vërtetë”.

    Nancy, portret nga Meri Krik: “Mendoj se portreti është hartë”.

    Uji 1: Atem frymëzohet pjesërisht nga fotografja Hoda Afshar, portreti i vitit 2018 i së cilës – i refugjatit kurdo-iraniane Behrouz Boochani – ishte simbol i qeverisë australiane për politikat e azilit.

    Dit: Mënyra se si bota e bardhë e shikonte “të zezën e saj individuale”, u zbulua përmes fotografive etnografike bardhezi nga turistë kolonialë dhe antropologë.

    Në lidhje me …: “Po është politike, gjinore dhe raciste”, thotë Atem. “Por, pse nuk është”?

    Adut: Të jesh haptazi politik, por edhe plotësisht i arritshëm, dhe gjithashtu [të prodhosh diçka] të bukur – kjo është një aftësi e nënvlerësuar”, thotë Atem.

    Adut
    Lajmi Paraprak

    Pandemia goditi universitetet! Është ulur ndjeshëm niveli i përgatitjes së studentëve shqiptarë

    Lajmi i rradhës

    Socializimi i shoqërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë