Pandemia goditi universitetet! Është ulur ndjeshëm niveli i përgatitjes së studentëve shqiptarë

    Albina, studentja e vitit të 3 në Fakultetin e Ekonomisë nuk ndihet gati për të mbyllur ciklin e studimeve Bachelor.

    Dy vitet e mësimit virtual për shkak të pandemisë reflektojnë sot te 20-vjeçarja pasiguri për të ardhmen, pasi siç thotë ajo njohuritë nuk i ka të plota për të qenë një financiere e ardhshme:

    “Periudha e pandemisë ka qenë katastrofike. Më duket sikur jam në vit të parë, shumë mangësi, paqartësi… ndërkohë tani në vitin e tretë kemi diplomën para. Ka mbetur pas ca nuk kemi kapur”.

    Në një orë mësimi në auditor në Fakultetin e Drejtësisë vihet re mospjesëmarrja e studentëve në diskutim. Eralda Çani, pedagogia e së drejtës administrative prej 2 dekadash tregon se notat e studentëve me mbylljen e semestrit të parë këtë vit akademik, reflektojnë problemet e dy viteve të shkuara.

    “E vërteta është se terreni I dy viteve më parë ka ndikuar në rezultatet e këtij semestri. Nota mesatare më parë ka qenë 8 e sipër në lëndët e mia, por këtë vit është ulur poshtë 7. Veç rezultateve tregues është edhe mungesa e dëshirës së studentëve për të qenë aktiv e të vëmendshëm gjatë mësimdhënies”, thotë pedagogia.

    Periudha post-pandemike është e vështirë edhe për studentët e vitit të parë si Erisi që përballen me auditorët, pasi kanë mbyllur  gjimnazin me mangësi të theksuara prej mësimit të zhvilluar here në WhatsApp e herë me orë të shkurtuara.

    Isha nxënës I mirë me mesatare 9.7. por pata një rënie të notës me 0.8… për shkak të mësimit të cunguar dhe testeve të komplikuara e mospërgatitjes. Për këtë arsye humba dhe bursën”, thotë studenti Eris Lazri.

    Studentët që na vijnë nga matura shtetërore duket se kanë probleme edhe me njohuritë bazë”, shprehet pedagogu Igli Tola.

    Dy vitet e pandemisë kanë lënë shenjë në sistemin arsimor, ku e ardhmja parashikohet e zymtë nga profesionistët për të gjetur punonjës të kualifikuar. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Geer në Tetovë: BE-ja do ta ndihmojë Tetovën në digjitalizim, infrastrukturë dhe ekologji

    Lajmi i rradhës

    TË JESH I/E VËRTETË – Fotografia e gjallë e Atong Atem-it (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë