Tetova hap dyert për edicionin e 14-të të festivalit “Tiff ODA”

    Sonte, më 15 shtator, në hapësirat e I.N Qendra e Kulturës “ILO ANTESKI-SMOK” në Tetovë, nis edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Tiff ODA 2025”. Ceremonia do të zhvillohet nga ora 19:30, duke shënuar fillimin e një jave të tërë të dedikuar kinematografisë, përcjell Nistori.

    Festivali do të zgjasë deri më 21 shtator dhe këtë vit sjell në programin e tij 44 filma, prej të cilëve 34 do të garojnë për çmimet kryesore. Filmave pjesëmarrës do t’u jepet mundësia të konkurrojnë në pesë kategori: Cine Balkan Panorama, Anorama, Short Fiction, Short Documentary, Short Animation dhe Student Film.

    “Tiff ODA” tashmë është shndërruar në një pikëtakimi të rëndësishëm kulturor për Tetovën, duke promovuar artin e filmit dhe krijuesit nga rajoni e më gjerë.

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi Studentor i UKM-së reagoi për vonesat mbi 12 orëshe në akomodimin e studentëve në konvikte

    Lajmi i rradhës

    Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë