Teatri i Tetovës me “Armiku i popullit” fitues i ITF Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni” Dibër

    Teatri i Tetovës ka rrëmbyer katër çmime në festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoni” – Dibër me shfaqen “Armiku i popullit” me regji të Arben Kumbaros, shkruan Nistori.

    Arsim Fazlijas i është ndarë çmimi si aktori më i mirë, Arben Kumbaros çmimi regjia më e mirë, Sheqerie Ilazit – aktorja më e mirë e joprotagoniste. Poashtu çmimi për shfaqen më të mirë i është dhënë “Armiku i popullit”.

    Çmimet u ndanë nën jurinë e përbërë, si: Bislim Muçaj, Vjollca Bekteshi Hamiti dhe Suela Konjari.

    Në këtë edicion morën pjesë Teatri shqiptar nga Kumanova me shfaqen “Fluturimi mbi teatrin shqiptar” nga Jeton Neziraj, regjia: Erson Zymberi; Teatri i Tetovës “Armiku i popullit” nga Henrik Ibsen, regjia: Arben Kumbaro; Teatri Shqiptar Shkup “ADN” regjia: Fatos Berisha; Fakulteti i Arteve Dramatike Shkup “Gishti” nga Doruntina Basha,shfaqje diplome nën udhëheqjen e Prof. Refet Abazi& Prof.Ismet Ramadani; Teatri i Gostivarit “Mos i luaj anglezët” autor: Vlladimir Gjurgjeviç, regjia: Elmir Sejfullai dhe Teatri i Skenës së pavarur të Tiranës “Shitet një i vdekur” nga Dario Fo, regjia: Arbër Jakllari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ademi: Shteti ka dështuar t’i ndalë mjekët që të punojnë në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Drogat në Shqipëri “arrijnë edhe te 10-vjeçarët”

    Lajme tjera

    Ç’të bësh?

    Dritëro Agolli Ç’të bësh kur s’të flihet ,Ç’të bësh kur je vetëm, me cilin të zihesh ,Me cilin…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë