100 DITËSHI I QEVERISË | Opozita: Kjo qeveri është vazhdimësi e krimit dhe korrupsionit

    Qeveria në 100 ditët e kaluara vendosi qëllim të qartë e ai është – siguria dhe vazhdimësia në krijimin e kushteve për jetë më të mirë të qytetarëve, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën tematike për punën që e ka bërë Qeveria në 100 ditët e fundit. Ai tha se sfidat kryesore kanë qenë përballimi me krizat e pandemisë, sidomos me krizën ekonomike dhe energjetike, si dhe sfidat që vijnë si pasojë e agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën. NATO-ja dhe BE-ja mbeten lart në agjendën e Qeverisë, shtoi Kovaçevski, duke porositur se do të jetë e vështirë, por se do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh. 

    “Këto ishin 100 ditë sfidash, ditë me krizë shëndetësore, krizë energjetike, krizë ekonomike, krizë ushtarake, kurse qëllimi kryesor ishte ruajtja e standardit të qytetarëve. Siguruam pagesë të pandërprerë të të gjitha obligimeve të Buxhetit, siguruam të ardhura më të larta, siguruam mbështetje për investimet, siguruam mbështetje për bujqësinë, me një fjalë siguruam gjithçka që një Qeveri duhet ta bëjë për qytetarët e saj në kohë krize”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    Por, opozita me kritika për punën e Qeverisë. Vlerësojnë se ekonomia është shkatërruar, kurse pushteti po bën lukse me paratë e qytetarëve.

    “Bëhet fjalë për një vazhdimësi 5-vjeçare të Qeverisë së Lidhjes Socialdemokrate, vazhdimësi të paaftësisë, amaterizmit, krimit dhe korrupsionit. Për të tretën herë me radhë i kemi këto 100 ditë të Qeverisë. Qytetarët më së miri e dinë se si ndihen pas këtyre 5 vjetëve sa janë nën qeverisjen e Lidhjes Socialdemokrate, gjegjësisht e dinë nëse xhepat e tyre janë të mbushur apo të zbrazët”, tha Dragan Kovaçi nga VMRO-DPMNE.

    Qveria e Kovaçevskit u zgjodh më 17 janar të këtij viti, pasi kryeministri paraprak, Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti.

    Lajmi Paraprak

    A do të bëhet Twitter-i i Elon Musk-ut një agjenci lajmesh të rreme?

    Lajmi i rradhës

    Punimet në “Strasho Pinxhur”, do të priten edhe drunjtë që kanë mbetur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë