Punimet në “Strasho Pinxhur”, do të priten edhe drunjtë që kanë mbetur

    Komuna e Tetovës sot ka vazhduar me punë në rrugën “Strasho Pinxhur”. Sipas udhëheqësit të sektorit për  tokë ndërtimore dhe rrugë Memet Jonuzi, ata nuk kanë pasur takim me këshilltarët e pavarur që kundërshtuan prerjen e drurëve, ndërsa këtë vendim për vazhdimin e punëve e kanë marr pas takimit që kanë pasur me pronarët  e dyqaneve, shkruan Nistori.

    Sipas shefit të sektorit për veprimtari Memet Jonuzi, nuk ka pasur takim me këshilltarët e listës së pavarur.

     “Ne insistuam si komunë edhe nuk u zhvillua ai takim. Kishim me vetëm me qytetarët apo me shitësit e lokaleve. Insistuam të kishim një takim me këshilltarët dhe komunën, por për fat të keq nuk e patëm atë takim. Ditën e premte zhvilluam takim me banorët e kësaj lagje  dhe ramë në përfundim se duhet të vazhdohet me punë  me projektin që është në fuqi dhe që është i parparë”, deklaroi Memet Jonuzi, Komuna e Tetovës.

    Jonuzi shtoi se, projekti që është në fuqi edhe sipas kërkesës së qytetarëve të paraparë dhe vazhdimin e drunjve deri tek udhëkryqi kanë mbetur edhe tetë drunj deri tek udhëkryqi dhe drunjtë e prerë do të zëvendësohen me mbjelljen e fidanëve të reja, kjo sipas projektit të paraparë.

    Javë më parë këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën” ishin në terren ku kërkuan nga Kasami që të ndërpritet prerja e drunjve në këtë rrugë.

    Lista “Më mirë për Tetovën” për Nistori u deklaru se nesër në ora 11:00 do ketë takim në këshillin komunal dhe do të diskutohet prerja e druve.

    Prerja e drunjëve nuk u mirëprit nga qytetarët, organizatat joqeveritare si dhe nisma “Më mirë për Tetovën” e cila ka përfaqësues në Këshillin komunal. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    100 DITËSHI I QEVERISË | Opozita: Kjo qeveri është vazhdimësi e krimit dhe korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Ku mbeti premtimi i BDI-së për rritjen e pagave në arsim?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë