13 fshatra të komunës së Tearcës ende nuk kanë kanalizim

    Komuna e Tarcës përballet me problemin e kanalizimit. 13 fshatra të kësaj komunë nuk kanë kanalizim, banorët trajtimin e ujërave të zeza e bëjnë përmes gropave septike. Kjo mënyrë e trajtimit shkakton probleme shtesë, pasi ndot tokat bujqësore. Kreu i komunës thotë se nuk ka fonde për projektin, kërkon ndihmë nga Qeveria.

    “Kjo është komuna e Tearcës, në të cilën gravitojnë bashkë me fshatrat e malësisë 13 fshatra. Të 13 fshatrat nuk kanë kanalizim. I njëjti ka filluar të realizohet vetëm në fshatin Tearcës. Banorët gjinden kush si mundet, duke trajtuar ujërat e zeza përmes gropave septike, duke ndotur edhe tokën por edhe të mbjellat nëpër fusha”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

    Rreziku është edhe më i madh pasi komuna e Tearcës është në zonën e mbrojtur të burimeve të ujit që furnizojnë Rashçen e Shkupit, ndërsa mënyra e tillë e trajtimit të ujërave të zeza, mund t’i ndotë edhe ato burime.

    “Gropat septike janë rrezik për popullatën shkaku se komuna e Tearcës dhe e Jegunocit janë në zonën e tretë mbrojtëse të ujit të pijshëm të Rashçes. Dhe këto gropat septike e ndotin ujin se depërtojnë në tokë dhe e dëmtojnë ujin për gjysmë milioni banorë. Andaj kjo pjesë duhet të ketë prioritet për kanalizimin”.

    “Po për shëndetin është rrezik i madh sepse uji për pije nuk bën, për në fusha për vaditje nuk bën”.

    Nga komuna e Tearcës ngrenë supet. Thonë se projekti është tejet i kushtueshëm dhe duhen patjetër fonde nga Qeveria.

    “Ne shohim mundësitë jo nga buxheti i komunës por nga ato qeveritare dhe dikasteret përkatëse për realizimin e këtyre projekteve sepse janë buxhete serioze. Asnjëri nga fshatrat nuk ka kanalizim, sepse edhe sikur të bëhet kanalizimi pa stacioni filtrimi nuk bën. Sepse ashtu do bëjmë vetëm zhvendosjen e ndotjes nga ambienti në fshat në atë të fushave”, deklaroi Nuhi Neziri, Kryetar i komunës së Tearcës.

    Në komunën e Tearcës përveç kanalizimit, ka probleme edhe me mungesën e ujit të pijshëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ndonëse me vonesë, filluan punimet për ndërtimin e mega parkut në Çair

    Lajmi i rradhës

    RMV / ÇMIMET NË TREG “SIPAS DËSHIRËS”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë