Ndonëse me vonesë, filluan punimet për ndërtimin e mega parkut në Çair

    Edhe pse me vonesë, në Çair filluan punimet për ndërtimin e mega parkut. Në teren sot punonte vetëm një ekskavator. Kreu i Çairit Ganiu thotë se projekti do të finalizohet për katër muaj. Banorët nga ana tjetër shprehen skeptikë për përfundimin e shpejtë të këtij projekti.

    “Tre javë më parë me shumë pompozitet u përuruar fillimi punimeve për ndërtimin e mega parkut në Çair. Punimet duhet të fillonin menjëherë një ditë më pas. Por, kemi ardhur tre javë më vonë të shohim se sa është punuar. Siç mund ta shikoni tek sot kanë filluar të punojnë, dhe e vetmja makineri që gjetëm këtu është një ekskavator që po bën gërryerjen e tokës, sepse në pjesën tjetër nuk po punohet asgjë”, raporton Evi Shkopi- gazetare.

    Se punimet kanë filluar sot, e thonë edhe banorët e ndërtesave aty pranë. Ata thonë se parku është një punë e mirë që po bën komuna, janë skeptik se projekti do të përfundojë në kohë, por thonë se nëse punohet çdo gjë që niset edhe përfundohet.

    Deri sot nuk ka punuar askush?

    Jo, jo, askush. Në mëngjes, unë pyeta se çfarë bëjnë, thanë se hapin shteg për kalim, që të mos ecin përmes parkut. Se për sa do të bëhet, kush e di. Punët i nisin i lënë përgjysmë. Nuk jam e sigurtë, ndoshta edhe e përfundojnë para kohë, nuk i dihet.”

    “Deri sot nuk ka dalë askush. Sot për herë të parë shikoj që kanë dalë punëtorët të punojnë. Një me ekskavator që nxjerr dhe dy me kamion. 4 veta. Kam dyshimet e mia nëse do ta përfundojnë në kohë.”

    “Nuk besoj se do të përfundojnë në kohë, por e rëndësi është që të niset. Përderisa e kanë nisur edhe do ta përfundojnë”.

    Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, thotë se urdhër nga Qyteti i Shkupit për fillim të punimeve është dhënë një ditë pas konferencës se tre javëve më parë, por sipas tij vonesa ka ndodhur për shkak të disa dokumenteve.

    “Është dashur një kohë, për shkak se aty janë dy ndërmarrje të kyçura në mënyrë direkte, plus edhe Ndërmarrja për Parqe dhe Gjelbërime dhe ato kanë bërë koordinimet finale dhe disa ditë duhet ta pranojmë se temperaturat e ulëta i kanë penguar të hyjnë të punojnë. Mirëpo, nga sot me intensitet të madh do të punojmë. 05:40 prej 3 deri në 4 muaj pritet të finalizohet i gjithë projekt”, deklaroi Visar Ganiu- kryetar i Komunë së Çairit.

    Në mega parkun prej 30 mijë metër katrorë planifikohet të ketë 500 pemë dhe fidanë të rinj, rrjet hidranti të ri dhe lulishte. Në të njëjtën kohë në park janë planifikuar 2 kënde të reja sportive, 2 kënde lojërash për fëmijë, 2 sipërfaqe parku për kafshët shtëpiake, një për palester, 26 veranda të reja, pajisje të reja urbane, korsi për këmbësorë dhe shatërvanë. Ky park planifikohet të ndërtohet në Fushë Topanë, në afërsi të rrugës “Brigada Maqedonase-Kosovare”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Musk zbulon se sa njerëz ka pushuar nga puna dhe nëse do ta shiste Twitter-in për çmimin për të cilin e bleu

    Lajmi i rradhës

    13 fshatra të komunës së Tearcës ende nuk kanë kanalizim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë