A do të udhëtojnë qytetarët e RMV-së për pushime, apo do të kursejnë?

    Meqë gjithçka është shtrenjtuar, a do të udhëtojnë qytetarët për pushime, apo ndoshta do të kursejnë? Pyetëm disa prej tyre.

    -Do të udhëtojmë ose do të kursejmë? Për të udhëtuar, e vështirë, për të kursyer edhe më e vështirë.

    -Do të kursejmë ose do të udhëtojmë këtë verë?

    -Kam kursyer shumë, do të shkojmë në pushim veror. A është në rregull që të merrni kredi për të shkuar në pushim veror? Jo, nuk jam për këtë. Nëse nuk kam kursyer gjatë tërë vitit, nuk bëjmë asgjë. Vitin e ardhshëm çfarë do të bëjmë?

    -Do të kursejmë.

    -Do të kursejmë. A do të merrnit kredi për pushim veror? Jo.

    -Ende jo, do të mendojmë. A do të merrnit kredi për udhëtim? Jo, asnjëherë.

    -Do të udhëtojmë, na duhet. Ku? Në Greqi.

    Nëse akomodohesh në apartament në Shqipëri, mund të lejosh vetes të ushqehesh në restorant, që është luks në Greqi.

    “Vitin e kaluar, gjatë krizës më të madhe, qytetarët tanë silleshin sikur  shkojnë në pushim për herë të fundit, udhëtuan me avion pa asnjë problem. Njëjtë si vitin e kaluar, destinacion më atraktiv është Turqia, Antalia, Bodrum, me fluturime çarter. Greqia me heqjen e masave, Shqipëria njësoj siç ishte vitin e kaluar, Mali i Zi dhe këtë verë si destinacion hit, Egjipti”- deklaroi Arkan Kerim, Kryetar I Odës Së Hotelierëve.

    Hotelet janë shtrenjtuar pak krahasuar me shpenzimet e rritura. Në Turqi ka rritje prej 300% të produkteve themelore vetëm prej 15 marsit deri më 16 prill, ndërsa çmimet e hoteleve janë rritur për 20-30%. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Rruga te kazerma e Tetovës përsëri mbushet me ujë

    Lajmi i rradhës

    Johnson i mbijeton mocionit të mosbesimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë