Bujqit do të dëmshpërblehen për stuhinë

    Ka të holla, komunat të formojnë komisione për vlerësim të dëmeve të produkteve bujqësore në terren që janë shkaktuar nga stuhia, që të mund të fillojë procedura e dëmshpërblimit, porositi ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski. Me miratimin e ribalancit, do të vazhdojë edhe pagesa e dëmeve që nuk janë paguar nga vitet e mëparshme.

    “Me negociatat që i patëm edhe me Ministrinë e Financave, vetë Ministria në ribalanc ka paraparë mjete shtesë, para se të ndodhin këto dëme, gjë që mundëson të respektohet e gjithë procedura. U bëj thirrje të gjitha komunave dhe këshillave të komunave menjëherë të formojnë komisione të përputhje me ligjet”- deklaroi Lupço Nikollovski Ministër I Bujqësisë, Pylltarisë Dhe Ekonomisë Së Ujërave.

    Por, shteti nuk do t’ mbulojë dëmet edhe shumë kohë, kjo pasi tashmë parashihet propozim-ligj për sigurim të detyrueshëm bujqësor nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Mbikëqyrje.

    “Është përgatitur projektligji për sigurim të detyrueshëm bujqësor. Brenda këtyre tre muajve, grupi pune punonte në mënyrë intensive në drejtim të finalizimit të ligjit. Unë personalisht isha në terren për ta kompletuar këtë ligj. Bujqësia në vend duhet të adaptohet me ndryshimet klimatike dhe kjo nuk do të thotë vetëm sigurim, që është vetëm një masë. Është duke u shqyrtuar mundësia për mbështetje të investimeve për rrjete mbrojtëse në vreshtari”- tha deklaroi Lupço Nikollovski Ministër I Bujqësisë, Pylltarisë Dhe Ekonomisë Së Ujërave.

    Takimi i ardhshëm mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Mbikëqyrje do të mbahet të hënën, pas çka pritet zgjidhje ligjore përfundimtare e cila do të gjendet para deputetëve.

    Nga Agjencia në fjalë, bëjnë me dije se në vitin 2021 janë lidhur 2.963 marrëveshje, ndërsa në tremujoren e parë të vitit 2022 – 444. Në vitin 2021 janë paguar 214 milionë e 707mijë, kurse këtë vit – 1 milionë e 556 mijë denarë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    A e meritonte Hashim Thaçi të jetë në atë burg? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

    Lajmi i rradhës

    Jashari: PR e subjekteve politike janë burime të lajmeve të rrejshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë