A ia vlejti që të prishet shumica parlamentare për shkak të Zhelinës?!

    Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në KlanM në debatin “Shumicë e re, shumicë e vjetër apo zgjedhje” ka thënë se kjo ka qenë vetëm pretekst, shkruan Nistori.

    “Mendoj se ka qenë pretekst dhe ankesa është përfill në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Ankesa ka qenë me bazë dhe ne vlerësojmë se edhe në gjykatën Administrative që e ka hudh poshtë vendimin e KSHZ-së. Nuk ka bazë juridike, por me që vendimi është kryer nuk duam ta ngarkojmë situatën. Domethënë është përmbyllë këtu në favor tani më opozitës…Nuk mendoj se Zhelina është arsyja për këto lëvizje.” – deklaroi Mexhiti.

    Përndryshe, sot Gjykata Administrative e pranoi padinë e Lëvizjes Besa e cila paditi vendimin e KSHZ për rivotim në vendvotimin 2107 në fshatin Zhelinë. Gjykata Administrative vendosi në favor të kandidatit të Lëvizjes Besa dhe konfirmoi rezultatin zgjedhor.

    Edhe pse për situatën e fundit politike në vend shkak ishte rivotimi në Zhelinë, nga ana tjetër sot në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar kërkesë për votimin për besimin ndaj qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse. Me këtë rast kryetari i kuvendit Talat Xhaferi ka bërë thirrje për seancën për mocionin e votëbesimit të qeverisë, e cila seancë do të mbahet ditën e enjte (11.11.2021) në ora 11.00.

    Mirëpo, deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi u deklaruar për rrëzimin e qeverisë, por jo edhe me deputetët e partisë “E majta”. Nga Alternativa shtuan se deputetët e tyre janë unik dhe debati për shumicën vazhdon edhe ditët në vijim.

    Sonte poashtu u zhvillua takimi mes partnerëve të koalicionit, konkretisht mes kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahemti. Takimi ka zgjatur vetëm pak minuta brenda ambienteve të kuvendit. Në dalje të takimit, as kryeministri Zaev e as partneri i tij i koalicionit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Apasiev – partive shqiptare: Nëse nuk e çoni BDI-në në opozitë, BDI do t’ju shkel si kamioni bretkosën

    Lajmi i rradhës

    Rexhepi: Më prenë në besë, i thash koalicionit ASH-AAA “kujdes me të Majtën”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë