A përfitojnë qytetarët nga mbledhja e taksave komunale?!

    Me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët për pagesën e tatimeve ndaj komunave, sot në komunë të Gostivarit, u organizua debat publik, ku morën pjesë krerët e komunave të Tetovës dhe Kumanovës, por edhe përfaqësues të komunave të tjera rurale.

    Qëllimi i organizimit të këtij debati publik nga ana e komunës së Gostivarit, ishte pikërisht përqindja tejet e ulët e atyre që paguajnë tatim në këtë komunë, tha mes tjerash, organizatori i debatës, Arben Taravari.

    Për dallim prej komunës së Gostivarit, përqindja e atyre që paguajnë tatimet në komunën e Tetovës është më e madhe, tha kreu i komunës Bilall Kasami, megjithatë, nuk është në nivelin e duhur.

    “Gostivari është një prej komunave në vend që pagesa e tatimeve është në nivel fatkeqësisht shumë të ulët, sidomos pas pandemisë që paraqit në gjithë botën. Nga sot dua të nisim një fushatë, duke dashur ti sensibilizojmë qytetarët, duke filluar nga punonjësit e komunës dhe gjithë të tjerët, që të paguajmë sa më shumë tatime, me qëllim investimin në komunën tonë ku jetojmë. Shpresojmë që kjo debatë do jetë e pranuar edhe për qytetarët por edhe neve që ti shkëmbejmë informatat dhe përvojat se si të rrisim nivelin e pagesës së tatimeve”, tha Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit

    Edhe komuna e Tetovës ka nevojë urgjente që të nis një fushatë për sensibilizim të qytetarëve sa i përket obligimit të qytetarëve që kanë ndaj komunës. Pagesa varon nga lloji i taksës komunale dhe është 20 për qind deri tek ato që vijnë nga pushteti qendror, por ata që janë burimore të komunës janë deri në 20 për qind”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës

     Ndryshe nga dy komunat e lartëpërmendura, pagesa e tatimeve në komunën e Kumanovës është shumë më e mirë, gjë kjo që ka mundësuar madje edhe shlyerjen e borxhit të kësaj komune, prej rreth 11 milion eurove. Sipas Dimitrievskit, gjendja e këtillë në të cilën kanë ardhur komunat ka të bëj pikërisht për shkak të nivelit të ulët të decentralizimit nga ai qendror.

    Nuk ka komunë të pasur pa banorë të pasur, megjithatë komunat janë sjellë në gjendje të këtillë të ulët financiare shkaku i dencetralizimit të ulët në shtet, apo pjesa më e madhe e mjeteve që harxhohen në vendin tonë po transferohen si mjete të pushtetit qendror ndërsa komunave iu mbesin vetëm të hyrat elementare apo tatimet që i paguajnë qytetarët si tatim prone. Shteti jonë në rajon është i përcaktuar si shtet me përqindjen më të uëlt të pagesës së tatimit në pronë  si në Gostivar po ashtu edhe në Kumanovë, me një përqindje prej 0.1 për qind ndërsa në rajon banori është i detyruar ta paguaj tatimin për njëqind vite në vlerën e përgjithshme të vlerës, ndërsa kjo tek neve është 1000 vite”, tha Maksim Dimitrieski. Kryetar i komunës së Tetovës

     Në këtë drejtim, komunat e lartëpërmendura, së shpejti do të nisin edhe një fushatë sensibilizuese, me qëllim rritjen e përqindjes së pagesës së tatimeve ndaj komunave, mjete këto, që banorëve do t`iu kthehen përmes investimeve kapitale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Është zbehur entuziazmi për zgjidhje rreth historisë

    Lajmi i rradhës

    Ministri Sali i painformuar për kërkesat e familjes Emshi nga Tetova (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë