A po lobohet në BE për datën e negociatave?!

    Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në samitin e Këshillit Evropian më 23 dhe 24 qershor, Brukselit nuk jep sinjale të tjera përveç shpresës për Maqedoninë e Veriut. Gjatë qëndrimit në Shkup, anëtarja e e Parlamentit Evropian, pjesë e komitetit të përbashkët BE-Maqedoni e Veriut tha se koha për dhënien e datës është tani.

    “Mendoj se të gjithë me entuziazëm e presin Këshillin e Bashkimit Evropian. Shefat e vendeve dhe qeverive të vendeve anëtare përpiqen që shpejt të vijë deri te një zgjidhje e përbashkët dhe që diskrepanca mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të ketë përfundim pozitiv. Këshilli në qershor dhe më së voni në tetor do të din se si do të zgjidhet problemi dhe të jepet data”, deklaroi Marion Valsman, anëtare e Parlamentit Evropian, Komiteti i përbashkët parlamentar i delegacionit të BE-së për Maqedoninë e Veriut.

    E në kuadër të përpjekjeve në këtë drejtim, zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq është për vizitë dyditore në Bruksel, në takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian.

    “Në takim me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për veprime të jashtme, Stefano Sanino, ramë dakord se është koha e duhur e cila duhet të shfrytëzohet, për fillimin e negociatave të Unionit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Çdo rezistencë dhe përmbajtje e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor në mënyrë plotësuese do ta ulë atraktivitetin e Unionit dhe e minon kredibilitetin e tij në rajon”, deklaroi Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje evropiane.

    Mariçiq nesër do të marrë pjesë në një konferencë për përparimin e Ballkanit Perëndimor në drejtim të integrimit dhe do të takohet me komisionerin për zgjerim Oliver Varheji dhe me eurodeputetin bullgar, informues për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuçuk. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Toka e peshkaqenëve…

    Lajmi i rradhës

    Rishikimi i buxhetit, opozita parashtroi 204 amendamente

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë