Rishikimi i buxhetit, opozita parashtroi 204 amendamente

    Rishikimi i buxhetit para deputetëve në komisionin kryesor për financa dhe buxhet.

    Ministri i Financave, Fatmir Besimi arsyetoi rishikimin e buxhetit si përgjigje ndaj krizës në të cilën ndodhet vendi dhe për ta ruajtur stabilitetin ekonomik.

    “Shuma prej 54,5 milionë denarë së bashku me borxhin që duhet të shlyhet këtë vit do të financohet me huamarrje dhe kredi të brendshme dhe huamarrje të jashtme. Kjo do të mundësojë financimin e paketave të ardhshme për përballimin e krizës, objektivi i ndihmës për qytetarët do të vazhdojë dhe rishikimi i buxhetit do të jetë përgjigje ndaj rritjes antikrizë të pagës minimale, pensioneve dhe transferave sociale dhe subvencioneve për fermerët”, u shpreh Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

    Për partitë opozitare, rishikimi është dëshmi se vendi është në prag të falimentimit, ai është shkatërruar ekonomikisht në kurrizin e qytetarëve të cilët varfërohen më shumë. Partia Aleanca për Shqiptarët nuk do ta mbështesë rishikimin e propozuar.

    “Ne si grup parlamentar kemi 28 amendamente të propozuara dhe amendamentet tona kanë të bëjnë me subvencionimin e qytetarëve për energjinë elektrike, ndihmën për qytetarët për të përballuar më lehtë krizën. Si parti politike nuk do ta përkrahim rishikimin e Qeverisë, besojmë se nuk është i strukturuar mirë”, tha Elmi Aziri – АSH.

    VMRO-DPMNE ka dorëzuar 174 amendamente me të cilat do të intervenohet që të ndahen më shumë para për qytetarët.

    “Nuk e di se si planifikoni t’i ndihmoni qytetarët e Republikës së Maqedonisë në kushtet e çmimeve kaq të larta, çmim treshifror i inflacionit të karburanteve që në maj është 12 për qind, ndërsa në qershor sigurisht që do të jetë mbi 15 për qind me 75. milionë euro për të cilat në mënyrë deklarative thoni se do të përfundojnë te kategoritë e rrezikuara, por mos vallë këto mjete do të përfundojnë si mjete për stabilitet likuid të ELEM-it”, theksoi Bojan Stojanovski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Nga LSDM thonë se do të ketë masa për ndihmë siç ka pasur deri më tani.

    “Ju nuk keni argumente dhe ne do t’ju themi të vërtetën. Unë mendoj se ju doni të “kalëroni” në valën e pakënaqësisë me rritjen e çmimeve dhe ne do t’ju themi publikisht që nuk mund të themi as po as jo sepse e dimë që produktet ushqimore janë rritur dhe ne jemi këtu për të folur pse është kështu”, tha Dime Vellkov – deputet i LSDM-së.

    Me këtë rishikim shteti planifikon të marrë 900 milionë euro borxh kurse nuk përjashtohet që ky borxh të kalojë një miliard. Të ardhurat janë parashikuar në 4 miliardë euro ndërsa shpenzimet 4.7 miliardë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A po lobohet në BE për datën e negociatave?!

    Lajmi i rradhës

    Tregtarët në Ohër, sot hapën dyqanet e tyre – Kuvendi nuk i ka miratuar ndryshimet në ligjin për të dielën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë