AAA: kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata dhe t’i merret licenca

    Komunikata e plotë e Alternativës për Nistorin:

    Zhvillimet e ditëve të fundit po shfaqin simptomat e njëmendësisë njëzetvjeçare të qeverisjes kriminale të BDI-së ku depërtimi në çdo institucion të shtetit në vepër po dëshmon tendenca të papara kriminale. Pikërisht këtë kapje të sistemit e kemi parasysh kur si opozitë insistojmë ta marrim anëtarin e KSHZ-së i cili na takon me ligj.

    Rasti i sulmit brutal mbi kontorllorët e fluturimeve nxori në shesh se ky rast, i cili ka mundur të shkaktojë pasoja tragjike dhe të rrezikojë sigurinë kombëtare, është mundësuar nga personeli i sigurimit të kompanisë “2SS Security” të cilët, edhe pse e kanë për detyrë, nuk e kanë parandaluar këtë sulm. Situata bëhet edhe më e qartë tanimë kur opinioni është i njohur se pronari i kësaj kompanie është i afërt me liderin e BDI-së. Për të mos mjaftuar kjo, dje në Spitalin e Gjinekologjisë në Shkup, personeli i sigurimit, çuditësisht edhe në këtë spital tenderin për sigurim e ka e njëjta kompani, ka rrahur një të moshuar pa asnjë faj. Sipas informacioneve me të cilat disponojmë ne, njëri nga dy punëtorët e sigurimit madje nuk disponon as me liçencë të patjetërsueshme për ushtirmin e këtij profesioni.

    Urgjentisht apelojmë që kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata për sigurimin e hapësirave të MNAV. Apelojmë deri tek Ministria e Punëve të brendshme dhe organet përkatëse të merr masa për të vërtetuar pohimet tona dhe kompanisë në fjalë t’i merret liçenca e punës.

    Për në fund edhe një pyetje shpërblyese, a e ka parë dikush Islam Abazin, apo mos është vetëkidnapuar diku?! Çka më shumë duhet të ndodhë që ky zotëri të veprojë në bazë të detyrimeve ligjore që i ka?!

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria në “deficit demokratik”?!

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa i kërkon BDI-së që ta përjashtojë Bekim Nezirin nga partia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë