Ademi: Shteti ka dështuar t’i ndalë mjekët që të punojnë në Maqedoni

    Ekonomisti Visar Ademi vlerëson se dy nga arsyet kryesor se përse qytetarët po detyrohen të braktisin vendlindjen dhe të emigrojnë janë politizimi i skajshëm i shoqërisë dhe modeli i keq i ekonomisë që vendi ka zgjedhur që nga pavarësia e deri tani.

    “Sa i përket politizimit, nëse e marrim një person që është i ri dhe dëshiron  të punësohet që të bëjë karrierë në Maqedoni dhe nuk dëshiron që të merret me politikë, ky person luftohet ose të themi ka pengesa të mëdha edhe nga partitë politike pozitë dhe opozitë që të mund të gjejë një punësim dhe të vazhdojë të qëndrojë në Maqedoni, prandaj detyrohet të anëtar i një partie politike. Kjo nuk mjafton, ta zëmë që një i ri futet në parti politike dhe është një ndër studentët më të dalluar të shkencave kompjuterike, dhe nëse ky person vjen nga Saraji, partia që është në pushtet mund të ja ketë dhënë këtë pozicion degës së Gostivarit, menjëherë digjet karta, ti mund të jesh personi adekuat, por vetëm se është bërë ndarja nga një rajon tjetër, ty të digjet karriera jote. Modeli i dytë është ai ekonomik. Ne modelin e kemi bazuar jo në kapitalin njerëzor në sektorin privat por e kemi bazuar mbi punësimin në administratën publike”, tha Visar Ademi, ekonomist në një intervistë për Alsat.

    Sipas tij shqetësuese është fakti edhe i zbrazjes së shkollave. Kjo sipas tij është shpërngulje deh gjithçka që mund t’i ofroj më shteti është një turizëm alternativ.

    “Kjo tregon që përfundimisht njerëzit kanë humbur besimin dhe kanë humbur shpresën se do të bëhet diçka mirë, kjo është shpërngulje, kjo më nuk është imigracion. Ato e kanë vendin e jetesës atje ku e kanë ekonominë, atje ku e kanë punën dhe Maqedoninë e shohin më vetëm si destinacion veror apo dimëror”, u shpreh Visar Ademi, ekonomist.

    Ademi thotë se shteti ka dështuar t’i ndalë mjekët që të punojnë në Maqedoni.

    “Kjo a e din si është do të tregoj vetëm me një analogji me futbollin. Tërë kohën ju përshembull e trajtoni një fëmijë të vogël, në akademi, keni kosto sociale të gjitha dhe në momentin kur ju doni ta fusni në ekipin e parë për të qenë produktiv për ekipin tuaj ai thotë mirupafshim. Kostoja sociale e krejt kombit është e jona dhe pastaj Gjermani e shfrytëzon si produkt të gatshëm. Çfarë duhet bëjmë ne? Ne duhet të bëjmë atë që thash se duhet të forcojmë arsimin e mesëm profesional, të krijojmë njerëz me aftësi të forta, mjaft krijuam ekonomistë, juristë, administratë publike. Inxhinierë të mekanikës, elektroteknikës, ato që kërkon ekonomia. Do të duhet ta ndërpresim modelin e punsueshmërisë në administratë publike, STOP, duhet ta fuqizojmë sektorin privat”, shtoi Visar Ademi, ekonomist.

    Ademi thotë se masat e Qeverisë për ngrirjen dhe shkrirjen e çmimeve mund të japin vetëm efekt afatshkurtër por nuk e zbusin krizën ekonomikë në afat më të gjatë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Nuk do të më shihni në politikë, nëse qytetarët nuk do ta vlerësojnë punën time

    Lajmi i rradhës

    Teatri i Tetovës me “Armiku i popullit” fitues i ITF Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni” Dibër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë