Ajri në Shkup më i pastër krahasuar me vitet e kaluara

    Sipas të dhënave të Ministrisë për Mjedis Jetësor, shkupjanët thithin ajër më të pastër në krahasim me vitet e kaluara.

    Sipas analizës, gjatë muajit prill ndotja e ajrit në Shkup ka qenë 44,4 PM10 dhe është gati dyfish më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019. Vetëm një stacion matës ka regjistruar tejkalim të pragut të ndotjes edhe atë në Listiçe.

    Ndikim në përmirësimin e cilësisë së ajrit ka edhe era dhe kushtet e mira meteorologjike.

    “Sistemi monitorues në Maqedoni do të pasurohet edhe me dy stacione matëse”, thotë sekretarja shtetërore e e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova.

    Ajo thotë se vazhdimisht ndahen mjete për servisim dhe blerje të pajisjeve të reja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A jeni gati? Shkëndija sot do të shpallet kampione

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoninë e Veriut vuajnë 24 persona nga sëmundja e rrallë, “Angiodemit heredital”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë