A jeni gati? Shkëndija sot do të shpallet kampione

    Me tymosëse në duar, Ballistët përkrahin Shkëndijën në lojën kundër Shkupit që u mbyll me rezultat 0-0 më 5 mars 2017. Foto: Lirim Shabani

    Gazetar: Faton Zylbehari

    Sot në stadiumin e Tetovës, ora 16:00, luhet ndeshja e fundit e futbollit ndërmjet KF Shkëndijës dhe KF Shkupit. KF Shkëndija e Tetovës, matematikisht ka disa javë që e ka fituar titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Në krye me trajnerin Ernest Gjoka, klubi shqiptar sot për të katërtën herë kurorëzohet me titullin kampion të Ligës së Parë së Futbollit të RMV-së. E veçanta e lojës së sotme është se tifogrupi “Ballistët” do ta ndjekin ndeshjen, por nëpërmjet një videoprojeksioni të madh të vendosur para stadiumit., njofton Nistori.

    Të dy klubet shqiptare këtë vit janë në një formë shumë të mirë, sepse gjenden në dy vendet e para, duke pasuar edhe suksesi i ekipit tjetër shqiptar, KF Struga Trim&Lum. Rivali i përbetuar i Shkëndijës, Vardari, ka rënë zyrtarisht nga liga e parë e futbollit.

    Përndryshe, Ballistët, sot në ora 19:00 në sheshin Iliria, nën shoqërimin e lojtarëve, do të festojnë me klubin e tyre të zemrës. Nistori do të jetë prezent gjatë ditës së sotme dhe do t’u përditësojë me informacione rreth ndeshjes. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Protestohet edhe në Tetovë kundër librave digjitalë

    Lajmi i rradhës

    Ajri në Shkup më i pastër krahasuar me vitet e kaluara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë