Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit, duke e cilësuar këtë proces jo thjesht si një garë politike, por si një “referendum gjithëpopullor për rikthimin e dinjitetit, barazisë dhe të ardhmes evropiane të vendit”, përcjell Nistori.
Partia do të garojë me 23 kandidatë për kryetarë komunash, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, si dhe me 34 lista për këshilltarë komunalë në të gjithë vendin.
Lista e kandidatëve për Kryetar Komune dhe Bartësve të listave për Këshilla Komunalë:
• Qyteti i Shkupit – Kryetar: Skender Rexhepi – Zejdi, Bartës: Abdul-Selam Selami
• Dollnen – Kryetar: Flamur Gjoleka, Bartës: Ramiz Aliu
• Çair – Kryetar: Bujar Osmani, Bartës: Kemal Matoshi
• Tetovë – Kryetar: Bajram Rexhepi, Bartës: Asaf Abdurahmani
• Gostivar – Kryetar: Valbon Limani, Bartës: Valdet Xhaferi
• Kërçovë – Kryetar: Fatmir Dehari, Bartës: Ilir Rushani
• Saraj – Kryetar: Blerant Ramadani, Bartës: Ilas Veseli
• Strugë – Kryetar: Arsim Dalipi, Bartës: Faton Pollozhani
• Dibër – Kryetar: Ilirijan Fetahu, Bartës: Artin Spahiu
• Studeniçan – Kryetar: Ejup Abazi, Bartës: Avdil Imeri
• Zhelinë – Kryetar: Emir Sulejmani, Bartës: Memet Neziri
• Vrapçisht – Kryetar: Isen Shabani, Bartës: Evzal Arsllani
• Haraçinë – Kryetar: Skender Isufi, Bartës: Arben Mustafi
• Pllasnicë – Kryetar: Alija Jahoski, Bartës: Anifija Saitoski
• Bogovinë – Kryetar: Besnik Emshiu, Bartës: Arton Aliti
• Bërvenicë – Kryetar: Enver Pajaziti, Bartës: Idriz Idrizi
• Tearcë – Kryetar: Nazim Taipi, Bartës: Zemri Idrizi
• Likovë – Kryetar: Erkan Arifi, Bartës: Zekirija Shahini
• Çashkë – Kryetar: Suat Shaqiri, Bartës: Semir Zeqirov
• Kumanovë – Kryetar: Selver Ajdini, Bartës: Blerim Iseni
• Butel – Kryetar: Isamedin Azizi, Bartës: Linkest Lumani
• Resnjë – Kryetar: Maliq Shemshedini, Bartës: Arian Mujedini
• Jegunovcë – Kryetar: Nasir Abazi, Bartës: Arbin Sabrii
Bartës të listave për Këshilla Komunalë në komuna të tjera:
• Shuto Orizarë – Zaim Leskovica
• Manastir – Valdeta Musai
• Sopishtë – Qazim Sulovski
• Krushevë – Agim Bajramoski
• Petrovec – Remzi Haliti
• Çuçer Sandevë – Vait Tusha
• Mavrovë – Sead Asani
• Gazi Babë – Makfire Iseni
• Veles – Llokman Salija
• Zelenikovë – Reafik Bekirovski
• Karposh – Lirim Kadriu
Me zyrtarizimin e kandidaturave, Aleanca Kombëtare për Integrim i bashkohet garës për zgjedhjet lokale të tetorit.






