AKSIDENTET QË MARRIN JETË: Dënime të ulëta në raste tragjike

    Një varg reagimesh ka shkaktuar vendimi i Gjykatës së Apelit për uljen në tetë vjet burgim për Angelçe Nikollovit nga Velesi, i cili në gjendje të dehur ka goditur 11-vjeçaren Magdalena Ivanova të cilën e la të vdekur, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shoferi gjatë kohës së vozitjes ishte duke ngasur veturën me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Gjykata e Apelit përmes nj aktgjykimi ka shpjeguar se pse ka ulje aq të madhe të dënimit ndaj Nikollovskit. Sipas tyre, ulja e dënimit bazohej kryesisht në faktin se ai është një burrë i ri, i pamartuar, i cili është penduar për krimin, nuk ka procedime të tjera kundër tij dhe se vëllai i tij vdiq në një aksident trafiku, kështu që ata kanë vlerësuar se i plotëson kushtet për uljen e dënimit por edhe në traumat në të cilat po kalon familja.

    Megjithatë, aktgjykimi ka rihapur një debat publik për besimin në gjyqësor dhe mënyrën se si jepen aktgjykimet. Konkretisht për këtë rast në rrjetet sociale ka reaguar i pari avokati Janaki Mitrovski, i cili përfaqësonte familjen e vogëlushes Magdalena nga Velesi. Ai ka shkruar se vendimi i Apelit është tronditës dhe kripë në plagën e familjes.

    Menjëherë pas njoftimit të tij, në rrjetet sociale dhe në media u hap fjalë për fjalë një debat se si është e mundur që ka një dallim kaq të madh mes vendimit të shkallës së parë dhe atij të Apelit. Ajo rizgjoi zemërimin e qytetarëve dhe për raste të ngjashme në të kaluarën kur u dhanë vendime të diskutueshme për autorët e aksidenteve rrugore me fund tragjik. Ndryshimi i dënimit për rastin e 11-vjeçares Magdalena nuk është i vetmi në vend kur pati reagime të shumta për vendimet e gjykatave.

    Avokati Darko Avramovski nga “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë”, thotë se problemi kryesor për të cilin opinioni, siç thotë me të drejtë, reagon ndaj dallimeve të mëdha në aktgjykimet e gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit, si në rastin e Magdalena e vogël, në fakt qëndron në faktin se as njëra dhe as tjetra gjykatë nuk jep arsye të plota se përse është miratuar një vendim i tillë. “Nëse shikoni aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë, do të vini re se në të dy aktgjykimet janë përdorur arsyetime stereotipike abstrakte, duke iu referuar gjendjes pasurore, peshës së krimit, etj. Reagimet që janë të arsyeshme vijnë për shkak se gjykatat nuk arrijnë t’i shpjegojnë aktgjykimet dhe të fitojnë besimin e qytetarëve, gjë që është veçanërisht e rëndësishme”, thotë Avramovski, i cili shton se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut thekson se është i nevojshëm shpjegimi i detajuar i aktgjykimeve.

    Ai tha se sipas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, thuhet se kur keni një devijim nga praktika e dënimit në vend, atëherë duhet shpjeguar shumë hollësisht pse është bërë një devijim i tillë, diçka që në këtë rast nuk e kanë bërë as në shkallën e parë e as në shkallën e dytë. “Mos arsyetimi i aktgjykimeve nga gjykatat ndonjëherë mund të jetë problem më i madh se sa vetë shuma e aktgjykimit”, nënvizoi ai.

    Ndryshe, ulja e dënimit për rastin e 11-vjeçares Magdalena nuk është i vetmi në vend kur pati reagime të shumta për vendimet e gjykatave. Raste të tjera të uljes së dënimit dhe reagime të opinionit publik kishim edhe në vdekjen e të voglit Almir Aliut. Reagimet erdhën kur Gjykata Themelore e Kumanovës bëri rikualifikimi e lëndës së Almir Aliut, nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”. Në fillim Boban Iliq, u dënua me gjashtë vjet heqje lirie dhe më pastaj ky dënim i ulet vetëm në katër vite burgim. Gjithashtu raste të ngjashme kishim edhe në rastin e Jordan Gjorgjiev, i cili e la të vdekur 24-vjeçaren Viktoria Nikolova nga Radovishi më 20 janar të vitit të kaluar në një vendkalim për këmbësorë pranë City Mall. Gjykata vendosi burgim prej tre vjet. Ky vendim shkaktoi protesta, indinjatë dhe zemërim te familja Nikolov nga Radovishi por edhe te qytetarët. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Si i çmendi Rama me një meme, mediat italiane! Corriere della Sera, skaner profilit politik të kryeministrit shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Gjithnjë e më pak të rinj në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë