Alarm i rremë për bombë në një shkollë në Ohër

    Mëngjesin e sotëm në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes, por pas kontrolleve të nevojshme është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë, informon MPB-ja.

    “Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me paraqitjen e sotme se në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes”, thuhet në kumtesë.

    Nga MPB-ja theksojnë se pas marrjes së lajmërimit, nëpunës të policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objektit dhe më pas janë kryer kontrolle të detajuara antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.

    Pas marrjes së kërcënimit, nxënësit dhe të pranishmit në objektin e shkollës janë evakuuar menjëherë dhe për rastin është njoftuar policia.

    Lajmi Paraprak

    Shengeni zbret në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Arrin super ekspertiza për Llaskarcën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë