Alarmante, prodhime të mishit dhe qumështit shiten në ambiente të hapura dhe temperatura në mbi 40 gradë

    Në temperatura të larta mbi 40 gradë në treg ekzistojnë kënde ku produkte të qumështit dhe të mishit janë nxjerrë në shitje.

    Qytetarët kanë frikë për sigurinë e ushqimeve që blejnë nëpër tregje. Ata mundohen t’u shmangen produkteve të mishit dhe qumështit, për shkak të frikës nga ndonjë helmim eventual.

    Njëri nga të anketuarit tha se nga qumështi që ka blerë në treg, ka pësuar helmim dhe që atëherë zgjedh vetëm produkte shtëpie.

    “Mishin nuk e përdori aspak, qumështin e përdori se unë jetoj në fshat dhe ma bijnë të freskët, e përdori ditë për ditë…Të pazarit nuk u besoj se s’kam besim te këto…Nuk qëndron, ajo duhet të zihet dhe të futet në frigorifer, ja shihe ky, ky sot tërë ditën rri këtu, sot nuk mund ta shes, nesër e nxjerr prap të njejtin qumësht, se njëherë jam helmuar unë prej qumështit…. Kam marr helmim, jo te këto nuk marr unë më”.

    “Të ju them të drejtën nuk jam pas produkteve të qumështit tani, më shumë jam për zarzavate dhe pemë…vetëm këtë ma pranon organizmi, me siguri freskon… “.

    “Blej vetëm atë që është më e sigurtë, kam blerë djath, produkte të mishit blejmë të ngrirë… Ndonjëherë blejmë qumësht shtëpie nga fshati…:.

    “Në treg jo, disi.. në fshat…”.

    “Më shumë pijmë lëngje, ujë…”.

    A suxhukun dhe sallamën?

    “As atë nuk e dëshirojmë ta hamë, asesi. Speca, pasul mundet…”.

    “Nuk zgjasin sikur në dimër, duhet ta shohim sipas datës… Po blejmë produkte të qumështit, jo deri më tani nuk kam pasur problem. Por I marr disa produkte të caktuara që mendoj se janë të mira”.

    “Produkte të qumështit përdor shumë pak, nuk jam pas produkteve qumështore. Mbesa përdor qumësht me corn flex… Djath shumë pak, vajza po… nuk jam e dhënë as pas mishit, mbesa përdor“.

    “Përdor si jo, ajo është bazike, persona të moshuar pa produkte qumështit…Nuk zgjasin shumë, çdo ditë e më të keq e kanë kualitetin, ndërsa çmim më të lartë“.

    Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se në treg nuk guxojnë të shiten produkte të cilat nuk I respektojnë standardet. Drejtori Nikollçe Baboski thotë se po bëhen kontrolle të përforcuara nëpër të gjitha pikat ku ofrohet ushqim, dhe deri më tani janë hasur 1850 shkelje.

    “Një gjë e tillë nuk duhet të ndodh, në atë moment qytetarët duhet ta paraqisin në numrin telefonik falas… deri tani nuk ka asnjë thirrje që ka ardh në agjenci dhe ne të mos kishim reaguar. Për fat të keq gjenden shkelje, ka mospërputhje që konfirmohen gjatë kontrolleve të rregullta, të jashtëzakonshme apo të përforcuara. Gjatë vitit kemi bërë më shumë se 27 mijë inspektime, gjatë së cilave kemi shqiptuar 1850 masa, prej të cilave 179 janë dënime me të holla për operatorë të caktuar ekonomik, janë dorëzuar edhe 3 padi penale dhe 21 akuza për kundërvajtje”, deklaroi Nikollçe Baboski, Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria komuniste, tatimi për beqarët dhe ndalesat për dasmat me vello dhe stoli

    Lajmi i rradhës

    Shumë ura në vendin tonë të pasigurta, paraqesin rrezik për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë