Shumë ura në vendin tonë të pasigurta, paraqesin rrezik për qytetarët

    Shumë ura në vendin tonë janë në gjendje të keqe dhe të pasigurta për t’u shfrytëzuar. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov tha se 14 ura paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, Qendra për Menaxhim me Kriza ka sanuar disa nga urat, por shumë prej tyre kanë nevojë të rindërtohen. Ura të dëmtuara ka në fshatin Bashino, Lance, në lumin Pçinjë, në Kumanovë, në Veles, në Strumicë dhe në Shkup. Angelov thotë se komunat nuk kanë kapacitete financiare për rindërtim të urave andaj tha se Qeveria duhet të tërheq fonde evropiane, sepse kjo do të ishte mënyra më e përshtatshme.

    “Ura e tretë në territorin e Shkupit është ura në Vizbeg, për të cilën disa herë kemi informuar opinionin. Kryetari i Komunës së Butelit na ka informuar se ata nuk janë kompetent dhe se i janë drejtuar Qytetit të Shkupit, por gjithashtu kanë kërkuar nga MPB-ja që në këtë urë të mos lejohet qarkullimi I mjeteve të rënda. Kjo urë është në gjendje shumë të keqe. Këto pllaka betoni që shikoni, kanë dal nga vet ura, sepse ura është e ndërtuar me të tilla. Nëse ndonjëra prej tyre bie mbi ndonjë veturë që kalon poshtë urës mund të vrasë njerëz”, deklaroi Stojançe Anhelov- Qendra për Menaxhim me Kriza. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Alarmante, prodhime të mishit dhe qumështit shiten në ambiente të hapura dhe temperatura në mbi 40 gradë

    Lajmi i rradhës

    Nesër në Strumicë do të protestohet kundër hapjes së minierës Ilovicës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë