Alarmet për bomba po bëhen rutinë në Maqedoninë e Veriut

    Policia pranë një shkolle të mesme në Shkup, pas raportimeve të rreme për bomba. Fotografia: AIM

    Kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga kërcënimi i parë për bombë në Maqedoninë e Veriut ndërkaq autoritetet e sigurisë në vend assesi të zbulojnë se ku është burimi i këtyre kërcënimeve. Deri tani më shumë se 300 lokacione në vend kanë qenë objekt i kërcënimit për bomba të vendosura kurse MPB-ja ka arritur të zbardhë vetëm 4 raste, ndërkaq janë ngritur vetëm 3 padi penale, edhe atë për një të mitur nga Shkupi që ka pranuar fajin, për një të mitur tjetër nga Kavadari si dhe një person nga Tetova. Nga ministria e brendshme potencojnë se bëhet fjalë për raste të komplikuara.

    “Më duhet të them që bëhet fjalë për raste komplekse për zbardhje, gjithçka varet nga ajo se sa të dhëna mund të merren nga kërcënimet konkrete, ku kemi IP adresë, ku kemi person konkret si dhe të dhëna për atë apo bëhet fjalë për rrjet VPN, që do të thotë rrjet privat virtual” 2:26 këtu realisht është vështirë që të gjendet autori i veprës penale”, tha Suzana Pranjiq Talevska, ministria për Punë të Brendshme.

    Më shumë se 20 kërcënime, në më shumë se 300 lokacione, vetëm 4 raste janë zbardhur, a mund të thuhet se Ministria për Punë të Brendshme nuk e ka teknologjinë përkatëse apo njerëzit për të hetuar këto raste?

    “A mund të thuhet që strukturat e sigurisë në Bashkimin Evropian, në partnerët tanë të NATO-s, në botë, nuk kanë kapacitet të përballen me këto raste? Pra siç thashë, gjithkund ku ekziston IP-adresë e vlefshme, ku mundet të vijmë deri te kryerësi i veprës, ndërmerren masat e nevojshme. Megjithatë, ky lloj i kërcënimeve, sidomos kur bëhet fjalë për rrjete private virtuale, realisht janë raste që vështirë zbardhen, vështirë vihet deri te autori” , shtoi ajo.

    Por përderisa MPB-ja assesi të zbulojë autorët, nxënësit rrezikojnë që edhe pjesën më të madhe të këtij gjysmëvjetori ta humbin për shkak të kërcënimeve, analiza e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme ka treguar që në gjysmëvjetorin e parë gjithsej 10 javë akademike kanë qenë të ndikuara nga kërcënimet për bomba.

    “Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerësim dhe konstatuam se 10 javë akademike kanë qenë të ndikuara nga kërcënimet për bomba, ka pasur raste me nga 3 kërcënime në javë, kjo do të thotë në qoftë se nxënësit kanë për shembull gjuhën shqipe të ndjekin 4 herë në javë, dhe nëse ka pasur 3 paralajmërime për bomba, kanë humbur nga 30 deri në 40 orë vetëm prej gjysmëvjetorit të parë”, tha Luka Pavlikevik, kryetar i UNShM-së.

    Sipas tij edhe pse autoritetet shtetërore kanë qenë në dijeni për përsëritje të skenarit të gjysmëvjetorit të parë, ata nuk kanë arritur të bëjnë një zgjidhje sistematike, që nuk do të lejonte të humbin më shumë mësim nxënësit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mungojnë më shumë se tre javë dy lloje të insulinës

    Lajmi i rradhës

    Letër e Luizit për popullin shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë