Albert Musliu: Shqiptarët janë mësuar me migracionin

    Ikja e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, sipas opinionistit Albert Musliu nuk është një dukuri e re për shqiptarët.

    Ai në 10 MINUTA thotë se shqiptarët tashmë jam mësuar me migracionin, kështu merr shembullin e familjes së vet.

    “Largimi tani është më masiv, por thash se ne nuk përballemi për herë të parë me migracionin. Unë vij nga familja e babait ku prej 8 fëmijëve 5 kanë qenë jashtë, 3 kanë qenë këtu”, tha Musliu.

    Shton se ikja e të rinjve ka kosto, por kjo mund të ndikojë edhe në rritjen e vlerës së punës, kësisoj do të rriten pagat në vend.

    Kjo do të ndikojë edhe në kthimin e të ikurve në vend, tha më tej Musliu./TV21/

    Lajmi Paraprak

    SPOGJ: Nuk ka pagë minimale prej 18 mijë denarë

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Serbët e Kosovës do të votojnë në Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë