SPOGJ: Nuk ka pagë minimale prej 18 mijë denarë

    Më shumë se 15 mijë punëtorë në administratën shtetërore dhe gjyqësore nuk do të mund ta marrin pagën minimale të rritur prej 18 mijë denarëve. Sindikata, akuzon se nuk kanë kontakte me Qeverinë dhe pak ditë nga afati i pagesës së pagave, as nuk janë prekur ligjet e nevojshme, që është dashur të ndryshohen. Sindikatat tashmë janë të vetëdijshme se janë larg rritjes graduale të paralajmëruar të pagave të tjera, dhe paralajmërojnë se revolta e punonjësve të gjykatave po rritet çdo ditë e më shumë.

    “Në vend të harmonizimit gradual, të punësuarit në administratë dhe në gjyqësor, që janë mbi pagën minimale do të marrin nga 600 deri në 900 denarë plus. Ky qëndrim i Qeverisë ndaj punonjësve të vet është zhgënjyes. Nga muaji i ardhshëm paga në administratën e gjykatës do të vonohet, ose nuk do të paguhet fare me vlerën e re të pagës minimale”, tha Tërpe Deanoski- Kryetar i SPOGJ.

    Qeveria tashmë ka një praktikë që shkel Ligjin për Pagën Minimale. Edhe deri më tani mijëra të punësuar nën ombrellën shtetërore nuk e marrin shumën e përcaktuar me ligj, që ishte 15 mijë denarë. Të dhënat tregojnë se 50 për qind e administratorëve kanë të ardhura minimale, ose janë nën minimumin.

    “Tani do të ketë një paradoks tjetër, nëse nuk ndryshohet Ligji për Paga, referenti do të ketë rrogë më të madhe se korrieri dhe portieri. Ata janë nën Ligjin për Marrëdhënie të Punës, dhe aty është votuar paga minimale prej 18 mijë denarëve, ndërsa të gjithë referentët do të kenë bazë fillestare më të ulët nga stafi teknik ndihmës”, u shpreh Ljubisha Jovanovski, punëtor në Kadastrën e patundshmërive.

    Alsat kërkoi përgjigje nga Qeveria, se cilat janë arsyet pse nuk ndryshohen ligjet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes financiare të nëpunësve civilë, por nga atje nuk u përgjigjën. Sindikata u bëri thirrje zyrtarëve se së shpejti do të kërkohet të hyjnë në grevë në vendin e punës, dhe nëse vazhdon qëndrimi injorues i Qeverisë ndaj tyre, do të ketë protestë masive. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pas dy viteve pritje operohet Fatmir Reçica, i dënuar në rastin “Lagja e Trimave”

    Lajmi i rradhës

    Albert Musliu: Shqiptarët janë mësuar me migracionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë