Albin Kurti: Mbarësia e kësaj dite le të shumëfishojë lumturinë duke e ndarë me të tjerët

    Foto: Emir H

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Fitër Bajramin, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të shumëfishojë lumturinë duke e ndarë me të tjerët se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim, përcjell Nistori.

    “Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

    Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

    “Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si festohet festa e Fitër Bajramit sot në Maqedoninë e Veriut?

    Lajmi i rradhës

    194 mijë vaksina “Sputnik”, MSH dhe ambasada ruse nuk japin përgjigje se kur do të arrijnë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë