Protestohet edhe në Tetovë kundër librave digjitalë

    Kundër digjitalizimit të teksteve shkollore është protestuar edhe në Tetovë. Dhjetëra prindër së bashku me fëmijët e tyre kanë protestuar para objektit të komunës së Tetovës. Protestuesit thonë se nuk janë kundër reformave në sistemin arsimor, por zhdukja e librave dhe digjitalizimi i tyre do të dëmtonte akoma më shumë fëmijët, njofton Nistori.

    “Ne si prind kërkesën tonë kryesore e kemi të drejtuar kundër dixhitalizimit të plotë të librave, pra nuk jemi kundër digjitalizimit se jemi të vetëdijshëm për epokën në të cilën jetojmë, mirëpo, një Ligj i tillë i sjellë në shpejtësi, dhe pa analizë të mirëfilltë jemi kundër”, u shpreh një prindër para medias.

    Prindërit kërkuan nga ministrja e MASH, Milla Carovska që mos t’i përdorë si eksperiment fëmijët e tyre , pra me procesin arsimor në përgjithësi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse tek ne dështuan demokracia dhe liberalizmi

    Lajmi i rradhës

    A jeni gati? Shkëndija sot do të shpallet kampione

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë