Baerbock: Dua t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, duhet të mbështesni politikat e BE-së

    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha sot pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg se për shkak të luftës në Ukrainë, e cila synon të ndajë Evropën, është e rëndësishme që BE-ja të mbështetet nga vendet në rrugën e anëtarësimit.

    Sipas ministres gjermane, ky ishte një mesazh i veçantë për Serbinë, e cila, sipas saj, duhet të mbështesë politikën e jashtme të Brukselit, e me këtë edhe sanksione për Rusinë.

    “Unë do të doja t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së për momentin”, përfundoi Baerbock.

    Ajo shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë treguar qartë këto ditë dhe javë se e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe shumica e të cilëve kanë mbështetur sanksionet e BE-së.

    Kujtojmë se Serbia e dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por nuk i mbështeti sanksionet e BE-së. Gjithashtu, ambasadori i Serbisë në OKB votoi kohët e fundit për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. 

    Lajmi Paraprak

    Kështu mund t’i mbani enët të thata nga makina pa i fshirë

    Lajmi i rradhës

    Zendelovska: Pacientët mund të matin stresin oksidant edhe kur nuk janë të sëmurë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë