Çfarë ka më shumë rëndësi, cilësia e gjumit apo sa orë flini

    Të flesh si qengj është ëndrra me sy hapur e secilit prej nesh, sidomos në momentet drobitëse e të lodhshme në punë.

    E në fakt, një gjumë i mirë, ndoshta jo si i qengjit, nuk ofron çlodhje vetëm për sytë dhe trurin.

    Cilësia e gjumit është thelbësore për shëndetin kardiovaskular.

    Një studim nxjerr në pah një lidhje të fortë mes sasisë dhe cilësisë së gjumit me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

    Ekspertët janë të bindur se cilësia e gjumit ka një ndikim të fortë tek ateroskleroza.

    Roli i gjumit tek shëndeti i zemrës

    Ekspertët analizuan të dhënat mjekësore të rreth 4000 individëve të një moshe mesatare prej 45 vjeç.

    Dy e treta e pjesëmarrësve në studim ishin meshkuj dhe asnjë prej tyre nuk vuante nga ndonjë sëmundje e zemrës.

    Në harkun kohor të 7 ditëve, pjesëmarrësit në studim regjistruan cilësinë dhe sasinë e orëve të gjumit.

    Ata u ndanë në katër grupe:

    Njerëzit që flinin më pak se 6 orë në natë,

    Ata që flinin rreth 6-7 orë në natë,

    Ata që flinin 7-8 orë në natë,

    Njerëzit që flinin më shumë se 8 orë në natë.

    Gjatë analizimit të të dhënave, ekspertët përjashtuan faktorët e tjerë të rrezikut për sëmundjet e zemrës përveç arteriosklerozës.

    Por ata zbuluan se njerëzit që flenë më pak se 6 orë çdo natë janë 27% më të rrezikuar nga ateroskleroza.

    Gjetjet e studimit treguan se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në natë, në veçanti gratë, kanë një rrezik mbi 27 % më të lartë të prekjes nga arterioskleroza.

    Në tërësi, sipas të dhënave të studimit, cilësia e keqe e gjumit e rrit rrezikun e arterosklerozës me 34 përqind.

    Arterioskeroza shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve.

    Nëse arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda.

    Kjo nënkupton se cilësia e gjumit ka një ndikim më të fortë në shëndet se sasia e tij. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Mësimdhënësit fituan, nxënësit pësuan humbje!

    Lajmi i rradhës

    Pesë perimet më të shëndetshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë