I pari që ngjitet në malin Everest | Alpinisti i verbër kinez: Isha shumë i frikësuar

    Alpinisti i parë kinez, Zhang Hong, ka ngjitur majën më të lartë në botë nga ana e Nepalit, duke u bërë njeriu i parë i verbër në Azi dhe i treti në botë që ngjitet ne malin Everest.

    “Pavarësisht nëse jeni me aftësi të kufizuara ose normalë, nëse keni humbur shikimin ose nuk keni këmbë ose duar, nuk ka rëndësi për sa kohë që keni një mendje të fortë, ju gjithmonë mund të përfundoni një gjë që njerëzit e tjerë nuk munden”, i tha 46-vjeçari, “Reuters”.

    Zhang përfundoi ngjitjen e Himalajeve me lartësi 8.849 metra më 24 maj së bashku me tre udhëzues dhe u kthye sërish në kampin bazë të enjten.

    I lindur në qytetin jugperëndimor të Kinës Chongqing, Zhang humbi shikimin në moshën 21-vjeçare për shkak të glaukomës.

    Ai u frymëzua nga Erik Weihenmayer, një alpinist i verbër amerikan që ngjiti Everestin në 2001, dhe filloi stërvitjen nën drejtimin e shokut të tij alpinist, Qiang Zi.

    Nepali rihapi malin Everest në prill për të huajt, pasi u mbyll vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.

    “Unë isha akoma shumë i frikësuar, sepse nuk mund të shihja se ku po ecja dhe kështu që nganjëherë rrëzohesha”, tha Zhang.

    “Por unë vazhdoja të mendoja se edhe pse ishte e vështirë, duhet të përballesha me ato vështirësi, kjo është një veçoritë kryesore të ngjitjes, ka vështirësi dhe rreziqe dhe ky është kuptimi i saj”, thotë alpinisti 46-vjeçar.

    I pari që ngjitet në malin Everest/ Alpinisti i verbër kinez: Isha shumë i friksuar
    Lajmi Paraprak

    Pse bota nuk ka prodhuar ende një vaksinë kundër HIV pas 37 vitesh, në krahasim me Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Intervista ekskluzive e United Press me mbretin Zog

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë