Atletja Drita Islami: Ëndrra ime është ta përmbush normën olimpike për Paris 2024 | “Merruni me sport, madje edhe për kënaqësinë tuaj personale”(Video)

    Gazetare | Sumeja Jakupi H.

    Fitorja në Qipro e bëri femrën rekodere në vrapimin me pengesa. Drita Islami është shqiptarja e parë nga Maqedonia e Veriut që shënoi rekord në kampionatin europian dhe njëherit atletja që theu rekordin shtetëror.

    Drita arriti të vrapojë 400 metra për vetëm 57sec e 43st. Përveç se doli e para në Kampionat, arriti të sigurojë 1095 pikë në Federatën Atletike Botërore.

    Ajo në intervistën e dhënë për Nistori ka folur për fillimet e saj në atletikë, sukseset, vështirësitë dhe ëndrrën që dëshiron ta realizojë. Por kush është vajza që ka bërë bujë ditëve të fundit në mbarë botën!?

    Islami thotë se hapat e parë në atletikë i ka mësuar nga mësuesi i tij kur ishte në shkollë fillore, ndërsa është e inspiruar nga familja dhe atletikët botërorë.

    Cila është ëndrra e shkupjanes në jetën e sportit dhe çfarë i këshillon ajo të rinjtë shqiptarë. Këto dhe shumë informacione tjera i ndiqni në video-intervistën e dhënë për Nistori.

    Lajmi Paraprak

    VOA: Shqipëria, mangësi në luftën kundër pastrimit të parave! Ekspertët të shqetësuar për depërtimin në ekonomi

    Lajmi i rradhës

    COVID-19 nuk ka qenë arsyeja kryesore për vdekshmërinë e lartë vitin e kaluar në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë