COVID-19 nuk ka qenë arsyeja kryesore për vdekshmërinë e lartë vitin e kaluar në Maqedoni

    Fotografia: Ilustruese

    Vitin e kaluar vdekshmëria në Maqedoninë e Veriut u rrit për 26 përqind, në krahasim me vitin 2019. Por, arsye kryesore e vdekjeve vitin e kaluar kanë qenë sëmundjet në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe neoplazmat.

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, përcjellë Nistori, vitin e kaluar (2020) është regjistruar numër rekord i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut, që nga viti 1995. Numri i vdekjeve vitin e kaluar u rrit me 26 përqind krahasuar me 2019 dhe arriti në 25.775 njerëz.

    Numri më i lartë i vdekjeve – 3,847, ishte në nëntor të vitit të kaluar. Sikur në vitet e mëparshme, pjesa më e madhe e vdekjeve ka qenë nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut edhe atë 41.6 përqind, neoplazmat 15.2 përqind, ndërsa sëmundja COVID-19 është arsyeja e tretë e vdekjeve, me 10.9 përqind.

    Megjithëse pandemia e koronavirusit nuk është shkaku kryesor i vdekshmërisë së lartë vitin e kaluar, sipas statistikave, ajo ka ndikuar indirekt në të dhëna të tilla shqetësuese, pasi ka bllokuar sistemin shëndetësor për më shumë se një vit dhe ka parandaluar zbulimin dhe trajtimin në kohë të shumë sëmundjeve të tjera të rënda me të cilat përballen qytetarët.

    Neoplazmat malinje me pjesëmarrje prej 20-25% janë në vendin e dytë për sa i përket shkakut të vdekjes në vendet e zhvilluara në botë, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat nga ana tjetër marrin pjesë me rreth ose mbi 50% në strukturën e vdekshmërisë.

    Kanceri aktualisht është shkak për pothuajse një në gjashtë vdekje në të gjithë botën. Më shumë se 14 milion njerëz diagnostikohen me kancer çdo vit dhe ky numër pritet të rritet në më shumë se 21 milion deri në 2030.

    Sipas analizës së Institutit të Shëndetit Publik, pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut në RMV, neoplazmat malinje janë shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve. Në vitin 2010, 3.705 njerëz vdiqën nga kanceri, dhe në 2015 3741 njerëz, ndërsa shkalla e vdekshmërisë varion nga 180.3 në 100,000 banorë në 2010, në 180,7 në 100,000 në 2015.

    Të dhënat nga Enti i Statistikave tregojnë se 5.8 përqind janë rastet kur shkaku i vdekjes është sëmundje e sistemit të frymëmarrjes, ndërsa ato në të cilat shkaku i vdekjes janë sëmundjet endokrine, ushqyese dhe metabolike janë 5.3 përqind e numrit të përgjithshëm të vdekjeve, me 3.7 përqind janë njerëz që shkaku i vdekjes së tyre janë sëmundjet e sistemit nervor, të ndjekura nga sëmundje të tjera./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Atletja Drita Islami: Ëndrra ime është ta përmbush normën olimpike për Paris 2024 | “Merruni me sport, madje edhe për kënaqësinë tuaj personale”(Video)

    Lajmi i rradhës

    Nga e hëna do të lëshohen dokumente me emrin e ri të shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë