Si ishte Kievi para luftës?

    Kievi është kryeqyteti, njëkohësisht qyteti më i populluar, e më popullor në Ukrainë. I shtrirë në Ukrainën qendrore, bashkë me lumin Dniper. Deri në janar të vitit 2021, sipas shifrave të fundit zyrtare, ai kishte një popullsi prej 2.96 milionë banorësh, duke e bërë Kievin qytetin e 7 më të populluar në Europë.

    Përpara luftës, që nisi zyrtarisht mëngjesin e 24 shkurtit, Kievi ishte një nga qendrat më të rëndësishme industriale, shkencore, arsimore dhe kulturore në Europën Lindore. Kryeqyteti ukrainas ishte shtëpi e kompanive më të mëdha teknologjike, e institucioneve më të famshme të arsimit të lartë dhe një qendër historike, me qytetin që njihet botërisht për sistemin e transportit publik dhe infrastrukturën e jashtëzakonshme, përfshirë Metronë e Kievit.

    Origjina e emrit Kievqyteti i “ndarë” nga një lum

    Emri Kiev, vjen nga emri Kyi, një nga 4 themeluesit legjendar të qytetit. Në qendër të tij, shtrihet ende sot, krenar, flamuri kombëtar, mbi statujën e atdheut. Struktura e çeliktë, 62 metra e lartë peshon plot 560 ton. Shpata në dorën e djathtë është 16 metra, 9 ton ndërsa në dorën e majtë qëndron një mburojë, e zbukuruar me emblemën e çekiçit dhe draprit të Bashkimit Sovjetik. 

    Qyteti ndahet në mes si me thikë, nga lumi Dnipro, një nga më të mëdhenjtë në Europë

    Kievi njihej për një nga atraksionet e tij më të famshme, manastirin Pechersk Lavra apo Manastiri i shpellave, i hapur që në vitin 1051 dhe që  ka shërbyer si qendër për të ortodoksët e të krishterët në Europën Lindore.

    Bashkë me Kishën e Shën Sofias, ajo është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të Uneskos dhe në 2017është shpallur si një prej 7 mrekullive të botës.  Qyteti ndahet në mes si me thikë, nga lumi Dnipro, një nga më të mëdhenjtë në Europë, që rritet nga Valdai pranë Smolensk në Rusi, përpara se të rrjedhë mes Bjellorusisë dhe Ukrainës drejt Detit të Zi. Dnipro është lumi më i gjatë në Ukrainë dhe i katërti më i gjatë në Europë, prej 2200 km. Ukraina ka një klimë të butë, subtropikale mesdhetare në verë falë bregut jugor të Krimeas, me Kievin që shijon edhe diellin edhe shiun, sipas stinëve.

    Përpara luftës, Ukraina ishte e njohur edhe për sistemin e saj të transportit, me rrugë të shtruara në një sipërfaqe prej 164.732 km dhe me autostrada që lidhnin jo vetëm qytetet kryesore të vendit por edhe ato jashtë. 

    Sheshi i “revolucionit”

    Video e parë e prezantimit të Kievit, që shfaqet kudo, është qendra e qytetit apo më mirë njohur si Sheshi i Pavarësisë, i famshëm që prej protestave të viteve 2013-2014.

    Edhe pse vitet e fundit ka ndërruar shpeshherë emër, sot vendasit i drejtohen thjesht si Mejdani apo sheshi.

    Pas sheshit, shtrihet magjishëm, Kisha e Shën Sofias, që daton sipas historisë, që në vitin 1037. Ai është një nga monumentet arkitekturore më të njohura në Kiev, një atraksion që vizitohej çdo vit nga miliona turistë, po ashtu pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.  Sheshi i Pavarësisë apo Kisha e Shën Sofias janë pikë-takimi e njohur.

    Atraksione të shumta

    Kudo të jesh në Kiev, në një pikë çdo mjet transporti të sjell në shesh dhe nuk humbet kurrë. Në qendër, dikur, gjeje gjithçka, bare e restorante, parqe lojërash e pushimi, të bëjë një xhiro me biçikletë apo me patina, shumë ndryshe nga sot.  Zhurma që të shoqëronte çdo orë të ditës, ishte padyshim ajo e trafikut, I rënduar në çdo orë të ditës e natës.  Ukrainasit kanë qenë gjithnjë të apasionuar pas historisë e i kanë bërë vend asaj kudo, edhe në qytete.

    Një nga atraksionet më të vizituara në qendër të kryeqytetit Kiev është Manastiri i Shën Michael, që besohet se daton që nga viti 1050, shumë pranë Katedrales Shën Sofia.

    Ajo është e veçantë për strukturën e saj të rindërtuar në shekullin e 18-të sipas stilit barok ukrainas ndërsa Brenda ruan origjinalitetin e stilit bizantin. Katedralja origjinale u shkatërrua nga autoritetet sovjetike në vitin1930 por u rindërtua dhe u rihap për publikun në vitin 1991, pas pavarësisë së Ukrainës 8 vite më herët. Në mes të qytetit, në një mur, janë vendosur fotot me emrat e ushtarëve ukrainas të rënë në luftë, pranë monumentit të Ollgës së Kievit, princeshës ruso-ukrainase të shekullit të 10-të.

    Ajo qëndron para godinës madhështore të Ministrisë së Jashtme ukrainase. Po aq bukur në mes të Kievit qëndron edhe Kisha e Shën Andreut, ndërtuar mes viteve 1747-1754, nga arkitektë italianë, në një stil unik barok, për Ukrainën e asaj kohe.

    Që prej vitit 1968, kisha është shndërruar në një muzeum.  Vizitorët planifikonin gjatë turit në Kiev, një vizitë edhe pranë Portës së Artë, monumenti fortifikues i Kievit të sotëm, emër që iu dha si një imitim i portës së artë të Kostandinopojës. Edhe pse e shkatërruar nga luftërat, autoritetet sovjetike e ringritën në vitin 1982 dhe asnjë imazh i portës së vjetër nuk u shpëtua. 

    Parlamenti ukrainas, Rada

    Parlamenti që lufta e bëri të njohur botërisht

    Ndoshta për shkak të luftës sot, një nga godinat më të filmuara nga mediat ndërkombëtare, është ajo e parlamentit ukrainas apo siç njihet ndryshe, Rada. Është godina ku janë vendosur zyrat e ministrave të kabinetit qeveritar, pozicionuar në sheshin Kushtetuta. E gjithë ndërtesa e stilit neo-klasik, është ndërtuar për dy vite dhe vetëm pas shpalljes së pavarësisë së Ukrainës, u vendos që do të shërbente si ndërtesa e parlamentit.

    Mbi 100-vjeçare është edhe godina që shërben si zyra e presidentit të Ukrainës. E ideuar fillimisht si zyrat qendrore të ushtrisë ukrainase, ajo u pa si vendi ideal për kreun e shtetit, kur të gjitha institucionet qeveritare të Ukrainës u zhvendosën nga Karkivi në Kiev, pas pavarësisë.

    Kievi është një nga qytetet më të vjetra të Europës, i ndarë në dy pjesë nga lumi Dnipro, me një ritëm jetese sa antike, aq edhe moderne, qyteti që i mbijetoi perandorisë mongole, Luftës së Dytë Botërore e Chernobilit, sot kryeqyteti krenar i Ukrainës. I mbushur me teatro, muzeume, site fetare, godina moderne e rrënoja antike, Kievi mbetet një nga kryeqendrat e kulturës për Ukrainën dhe Europën. /A2CNN/

    Lajmi Paraprak

    Pushteti përpiqet t’i kontrollojë mediat në vazhdimësi

    Lajmi i rradhës

    Mitet e zakonshme të infertilitetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë