Ulet prodhimtaria e gështenjës në Dibër

    Këtë vit në Dibër dhe rajon për shkak të kushteve atmosferike sidomos reshjeve që ishin prezent gjatë muajit maj, ka një ulje të prodhimtarisë të gështenjës. Situata klimatike, prodhuesit e gështenjave i detyroi që mëse dhjetë ditë pas afatit tradicionalë të fillojnë të mbledhin gështenjat e tyre në brezin kufitar ku janë fshatrat Bomovë, Konjarë, Sollokiç, Spasi, etj.

    Në këto troje ku faktikisht ka edhe kultivim të lartë të gështenjës, sipas pronarëve të tyre, prodhimtaria e gështenjës ka ulje mbi 30 për qind.

    Në njësinë e Ministrisë së Bujqësisë në Dibër thonë se kualiteti i gështenjës dibrane edhe këtë vit është shumë i lartë. Kryeshefi i njësisë Arben Mulladauti thotë se në komunën e Dibrës ka mbi 280 hektarë në të cilën kultivohet gështenja. Pjesa e komunës Dibër dhe vendbanimet rurale në kufij me Shqipërinë sipas ekspertëve për shkak të kushteve shumë të mira kanë një kultivim të gështenjës e cila ka një kualitet shumë të lartë. Për çdo vit plasmani i gështenjës është i sigurt. Ashtu ndodh edhe këtë vit. Në lidhje me prodhimtarinë e gështenjës biseduam me anëtarët e familjes Dema.

    Familja Dema është një familje e cila ka një prodhimtari shumë të lartë të gështenjës dhe një kualitet të lartë. Ata thonë se gështenja në fshatrat kufitare është shumë e kërkuar në treg dhe një pjesë e saj plasohet edhe në fabrikat të cilat prodhojnë prodhime kandicionere. Por sipas tyre edhe pse çmimi në tregun e gjelbër është mesatarisht 130 denarë për kilogram, çmimi që ofrojnë kompanitë tregtare që grumbullojnë gështenjën është shumë i ulët. Tre kompanitë të cilët këto ditë kanë kontakte me prodhuesit dibran ofrojnë çmime nga 80 deri më 110 denarë për kilogram.

    Me prodhimin e gështenjës merren afro 100 familje dibrane. Ata potencojnë se tradicionalisht të ardhurat nga shitja e gështenjës janë të mira. Grumbullimi i organizuar i gështenjës mundëson shitje të shpejt por të ardhura më të ulëta. Ka një pjesë e familjeve dibrane të cilët gështenjën e plasojnë në qytet të tjera siç janë Ohri, Manastiri, Struga dhe Shkupi.

    Në këtë treg thonë burimet e njëjta, çmimi arrin mbi 150 denar për kilogram. Gjatë viteve të kaluar por edhe këtë vit kompanitë të cilët grumbullojnë gështenjën thonë se gështenja e Dibrës ka një kualitet shumë të lartë dhe plasohet mes tjerave edhe në ish Republikat Jugosllave por edhe në Itali, Francë dhe shtet të tjera të Evropës.

    Gjatë vizitave që i kanë bë Dibrës ekspertë të vendit tonë thonë se gështenja e Dibrës është organike- bio dhe karakterizohet me një aromë të veçantë dhe posedon nivelin e sheqerit që faktikisht përputhet me kërkesat e tregut evropian.

    Por, për fat të keq një pjesë e prodhuesve të gështenjës këtë vit janë të revoltuar meqë persona apo grupe hajnash kanë vjedhur sasi të mëdha të gështenjave të grumbulluara nga pronarët. Për këtë dëm është informuar edhe policia e Dibrës, thonë anëtarët e familjes Dema por edhe të familjeve të tjera. /koha/

    Lajmi Paraprak

    LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT NUK ËSHTË E MUNDUR PA OJQ-të!

    Lajmi i rradhës

    Aliu: Aleanca për Shqiptarët duhet ta provojë vet në zgjedhjet e ardhshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë