Alternativa: BE nuk është slogan që fsheh korrupsion si “Soravia” dhe “Eurovia”, por union mbi luftën kundër korrupsionit

    Komunikata e plotë e Alternativës për Nistorin:

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në një deklaratë për media ka thënë se “Fronti Evropian është i hapur për të gjithë”, duke aluduar në futjen e partisë së Arjanit Hoxhës në qeveri.

    Në këtë mënyrë, ministri Osmani dëshiron ta stigmatizojë dhe ndajë shoqërinë shqiptare në ata që janë pro BE-së dhe kundër saj. Sipas tij, “shoqëria në Maqedoninë e Veriut është e polarizuar si asnjëherë më parë”.

    Me këtë deklaratë, konstatojmë se dolën në pah dy gënjeshtra dhe dy qëllime të liga të Bujar Osmanit. E para, të jesh mbështetës ose pengues për integrimin evropian këtë nuk e përcakton relacioni me një parti ose me një parti tjetër, por janë vetë partitë që me deklarimin dhe me angazhimin e tyre formal, programor dhe me aktivizmin real e tyre dëshmojnë se në cilën kauzë janë. Gënjeshtra e dytë ka të bëjë me polarizimin rreth temës së Bashkimit Evropian. Fakt është se si asnjëherë më parë skena politike në Maqedoninë e Veriut është unike dhe e interesuar për integrimin e vendit në BE, të paktën në aspektin deklarativ. Këtë gjë e dëshmojnë të gjitha partitë politike shqiptare! Me këtë rast, qasja e Osmanit përmes frazës “kush nuk është me ne (BDI) është kundër nesh, gjegjësisht kundër Evropës”, me pretekstin se ata janë rojtarët dhe filtruesit e orientimit pro evropian të vendit, duke i integruar brenda frontit të tyre të gjitha partitë të sapokrijuara nën logon e re “Soravia-Eurovia”, ka për qëllim të vetëm përçarjen e opozitës së bashkuar dhe asgjë tjetër.

    Duke e gjykuar këtë deklaratë si të ligë dhe qëllimkeqe, AlternAtivA edhe njëherë deklaron se jo vetëm që jemi për integrimin e vendit në BE dhe për ndryshimet kushtetutese, por kësaj ia kemi shtuar edhe propozim amendamentin kushtetues për luftë kundër korrupsionit, diçka që të gjithë kanë trumbetuar se është domosdoshmëri, por deri sot nuk e kanë mbështetur. Në fund të fundit, dera e parë e Bashkimit Evropian është lufta kundër korrupsionit, apo jo?!

    Prandaj i drejtohemi ministrit Osmani me këtë porosi: “Nëse jeni njëmend për Bashkimin Europian, deklarohuni cili është qëndrimi i BDI-së për amendamentin e Alternativës për luftë kundër korrupsionit!”. Sepse, BE-ja nuk është slogan që fsheh korrupsion si “Soravia” e “Eurovia”, por
    union i mbështetur mbi luftën kundër korrupsionit.

    Lajmi Paraprak

    KShPK: Kërkuam informacione nga BDI për donacionet e Eurovias

    Lajmi i rradhës

    Dekonstruksion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë