KShPK: Kërkuam informacione nga BDI për donacionet e Eurovias

    Hapja e një rasti kërkon hapa të caktuar gjatë veprimit. Për momentin nuk mund të japim asnjë informacion tjetër përveç se si në të gjitha rastet e deritanishme, do të ndërmarrim hapat e duhur, deklaruan nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me kërkesën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, që KShPK-ja të hetojë tenderin prej 1.8 milionë euro të pranuar nga kompania “Eurovia” nga Zhelina për rindërtimin dhe rregullimin e sallës “Boris Trajkovski” për konferencën e OSBE-së në dhjetor.

    Nga KShPK-ja nuk e komentuan deklaratën e ministrit Osmani, se nuk e dinte që “Eurovia” ishte donatore e BDI-së dhe kërkuan që edhe institucionet tjera të deklarohen për këtë çështje.

    Në pyetjen se a do të kërkojnë informata nga BDI dhe kompania se pse e kanë shkelur ligjin përmes donacioneve, nga KShPK-ja u përgjigjën se informacionet tashmë janë kërkuar.

    “Janë kërkuar informacione, për plotësimin e informatave të tjera që kemi pasur më herët nga ana e tyre, rasti është drejt fundit dhe kur të jemi konkret do të marrim vendim në seancën e ardhshme”, theksuan nga atje.

    Sipas KShPK-së, vullneti për të luftuar korrupsionin në vendin tonë është vetëm në KShPK.

    “Tashmë është koha që të mos pyesim KShPK-në se çfarë ndodh me nismat tona. Ne nuk kemi autoritet të vlerësojmë punën e të tjerëve, sepse nëse i lejojmë vetes ta vlerësojmë punën dhe themi se nuk është vepruar me iniciativën tonë, kjo tashmë është presion dhe ndikim”, tha anëtari Nuri Bajrami, i cili shtoi se çështjet duhet të kanalizohen përmes mediave dhe publikut tek institucionet e përmendura. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A është i mundur deserbizimi i politikës së Maqedonisë së Veriut?!

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: BE nuk është slogan që fsheh korrupsion si “Soravia” dhe “Eurovia”, por union mbi luftën kundër korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë