Alternativa ende nuk ka marrë vendim për çështjen e përgjegjësisë me rezultatin në zgjedhjet lokale

    Alternativa nuk ka sjellë asnjë vendim në takimin e mbrëmshëm të kryesisë së ngushtë. Nga kjo parti thonë se ditët në vijim, organet e partisë do të diskutojnë për rezultatet e zgjedhjeve lokale si dhe për aktualitetet tjera në skenën politike, e më pas do të njoftojnë për qëndrimin e tyre. Por shtojnë se brenda kësaj jave nuk do të ketë asnjë vendim konkret.

    Nga Alternativa thonë se gjithçka tjetër që flitet në opinion janë spekulime, por edhe tentativa për të bërë presion ndaj partisë. Ndërsa Alsat mëson se që nga përfundimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve, në organet e partisë në Alternativa ka pakënaqësi të shkaktuara nga rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale, posaçërisht në komunat në rrethin e Shkupit, në Kumanovë dhe Likovë.

    Për këto arsye edhe nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet edhe çështja e përgjegjësisë.

    Lajmi Paraprak

    Veturat luksoze që nuk përdoren nga askush, ndodhen nën masën e sekuestrimit

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut ka mungesë të vaksinave kundër gripit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë