Alternativa: Nëse ndryshon preambula sipas ndonjë modeli, flasim për temën tonë të ridefinimit

    Propozimi i VMRO-DPMNE-së që, me ndryshimet kushtetuese, të ndryshojë edhe modeli i shtetit unitar, kjo sipas ndonjë modeli kroat, ashtu që preambula e kushtetutës të jetë në frymë të fuqizimit të shtetit nacional maqedonas, sipas Alternativës vjen në kohën kur kjo parti mendon vetëm për përfitime elektorale. Nga partia thonë se, nëse ka propozime dhe gatishmëri të tillë, kjo krijon mundësi të hapjes serioze të temës sonë të ridefinimit, njofton Nistori.

    “Megjithëse propozimi i partisë opozitare maqedonase është retrograd dhe si i tillë, i papranueshëm për ne. Duam të kujtojmë opinionin se, Alternativa – duke e parë asimetrinë që ekziston mes shoqërisë multietnike dhe shtetit njëetnik – ka propozuar qëmoti që të bëhet një ridefinim i preambulës së kushtetutës, në mënyrë që ajo ta reflektojë shoqërinë e vendit tonë. Prandaj, ne kemi kërkuar që, në kushte të paqes dhe pa asnjë presion, ta hapim këtë temë dhe të diskutojmë se a ia kemi dalë të ndërtojmë shtet koheziv ndërmjet shoqërisë dhe shtetit. Duke parë se Maqedonia e Veriut ka një shumicë më të madhe (maqedonasit etnikë – 54%), një shumicë të dytë (shqiptarët – 30%) dhe një grup të minoriteteve (6-7%), propozimi ynë ka qenë që Maqedonia e Veritu të definohet si “shtet i kombit maqedonas, kombit shqiptar dhe bashkësive etnike”. Për të qenë kreativë në këtë temë, Alternativa e ka edhe propozimin tjetër, që Maqedonia e Veriut të definohet në preambulë si “shtet i qytetarëve të saj”, duke i hequr të gjitha atributet etnike nga ndërtimi i shtetit. Se cilin model mund ta pranojmë si shtet, kjo duhet të jetë pjesë e debatit dhe konsensusit politik.”, kumton Alternativa.

    Për Alternativën kjo është temë që nuk duhet të përdoret për qëllime elektorale, ndërsa mbeten të gatshëm dhe të hapur të diskutojnë me argumente dhe pa paragjykime. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse Europa po e humb luftën ndaj trafikut të drogës

    Lajmi i rradhës

    Arrestohen 15 shpërndarës të drogës në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë